Në
Argos,
në
qytetin e rebeluar
nuk
mund të shëtisje lirisht
pa
perkrenare dhe me flokët
hedhur
mbi supe si mbanin burrat epiriotë,
sepse
ne mes te asaj zhurme e rremuje
të trupave që thyheshin nën artin luftarak
të
shqiponjave të lindura në tokën ku dielli
ndriçonte
300 ditë në vit
e
ku Enea pat themeluar qytetin e madh
njëlloj
si Troja e djegur
mund
të shmangie një gabim të së kaluarës,
mund
të mos fitoje beteja më, me humbje të mëdha
por
kur kaloje nëpër rrugë
për
ti dhënë dërmën e fundit armiqve
mund
të haje një tullë nga lart
të
hedhur nga një grua plakë
të
të binte në kokën pa përkrenare
të
të rrëzonte shakull e plandoste përdhe
Duke
kuptuar aty mes dhimbjeve sesa
pafajsësisht
mund
të humbin vepra dhe njerëz të mëdhenj
sesi
Providenca hyjnore nuk përzgjedh njerëzit
sipas
kritereve tona të vdektarëve të zakonshëm...
No comments:
Post a Comment