Kohë
e plandosur
mbi shpina të vobegta metaforash,
kohë
që nuk sjell as shi , as breshër
por
një diell të mekur që djeg lulet
e
mbyt cicërimat e zogjve.
Kohë
që lind e rilind
mes
prozave e vargjeve të së shkuarës,
të
profecive të rreme dhe premtimeve të kota
Kohë
e vjetër sa bota
Ke
kohë që ke veshur
Kostumin
gri të arkmortit
Ku
të të varrosim?
No comments:
Post a Comment