Thursday, 30 May 2013

Tirana




Gjysëm tuma të hapura
gropa gjysëm të mbushura me ujë
gjysëm të mbushurave me ëndrra strehimi
ringjallje e heshtur e qytetit
pa mozaikë, të kenë ç’të dëftejnë

pa statuja të përkryera të bukurisë femërore
veçse një shtrat përroi që ëndërron të quhet lum
e që sistemohet vazhdimisht si arkëmort i vjetër
mbushur me shpirtrat e të lashtëve
që zënë e rrëfejnë në gurgullima
për histori të vjetra tabakësh dhe terzish
për dashnorë që përgjojnë poshtë penxhereve
për të parë vashat si krihen
të luleve të bukura që ka Tirana
dhe i mbush rrugët plot me erë

e të kumrive që këndojnë nëpër carraca.


No comments: