Monday, 27 May 2013

Kohë e përshpirtshme




Kohë e përshpirtshme
ku ti ndezim qirinjte?
Tempujt i kemi rrënuar,
 thellë ne shpirt ,ende gjumë trubulluar
fle një ndjenjë mirënjohje ndaj kohës së trazuar
Kërkohet një pyetje fatale per ta nxjerrë ne dritë
kafkat nuk entuziasmojne më as perënditë
Te qenët apo te mos qenët,
 nuk është më çështja
krimbi-flutur apo flutura-krimb,
 mjerimi i sotëm:njeriu-vemja


Tiranë 27.05.2013


1 comment:

Unknown said...

"krimb" dhe "flutur" eshte e njejta gje, pjese e se Teres.