Ti
di të ecësh shumë bukur,
si
Helenë që të ndjell të të ndjekësh nga pas
dhe
ti vësh flakën gjithë qytetit.
Ti
di të buzëqeshësh shumë bukur
si
Circe , që të mban në vend
Për
vite me radhë të jetosh në ishull
në
mes të detit.
Ti
di të presësh shumë bukur
Si
Penelopë që qep e shqep
pëlhurën
e pasionit.
Ti
je e gjitha e bukur
Nimfë
ujëvarë
në
zemër të shpirt-kanionit.
Tiranë
24.05.2103
No comments:
Post a Comment