Sunday, 2 June 2013

Triumfi i mbretit Gent*



Qytetarët romakë
në vitin 168 para Krishtit,
ndërsa ishin mbledhur të gjithë
në qendren e qytetit të përjetshëm
po shijonin shfaqjen e radhës
që konsulli  Kasius Longinus  po u afronte.

Nën harkun e Triumfit
të ndërtuar me ngut
për të festuar fitoren e shijuar
parakalimin e mundishëm
të Mbretit Ilir Gent, të fundit mbret
nga ajo popullsi e vështirë
që si lejonte ta kishin Adriatikun liqenin e tyre,
po qeshnin e talleshin me ushtrinë e humbur,
me sytë e përhumbur e dëshirat e mpakura
të njerëzve që skllavëria i priste.
Shiko, shiko si duken ata qëe mbanin veten për të egër
shiko mbretin e tyre si e ul kokën nën madhështinë e Romës
dhe zgërdhiheshin të gjithë me cinizëm e gaz të pa parë
pa kuptuar se kur do të sëmureshin ndonjëherë nga mëlçia
nga kupat pafund të verës së Ferlenit që pinin,
se kur do infektoheshin në orgjirat e tyre pa fund,
do vraponin të mjekoheshin me Gentiana, lulen e mbretit.
Çfarë ironie është fati njerëzor!
 Emri i atij që mendonin se
kish humbur një betejë ushtarake
do rilindte në shekuj në çdo kurim njerëzor
Mbreti Gent, përmes tyre po fitonte pavdekësinë
ndërsa ata që qeshnin e  talleshin
në atë paradite gjithë diell të Romës
sdo ti mbante mend askush…



*Mbret Ilir (mbretëroi 181-168 p.e.s). Genti, ishte mbreti i fundit Ilir, pasi pas tij e gjithë Iliria ra nën pushtimin romak.Në betejën finale në vitin 168 p.e.s ai u mund dhe u zu rob. Romakët si ishte tradita realizuan parakalimin e tij nën Harkun e Triumfit.  Vitet e fundit ai I kaloi në qytetin latin Iguvium ku dhe vdiq, dhe ku besohet se është dhe sarkofaku i tij. Mbreti Gent, është I njohur në botën antike dhe të sotme për lulen Gentiana lutea , bimë shumë e njohur curative që përdoret për të luftuar infeksionet e mëlçisë, ënjteve dhe madje dhe në përgatitjen e disa likereve.


No comments: