Oderint
dum metuant-Më urrejnë por ma kanë frikën
Ish ushtari romak Kaligula,
që
kish marshuar gjithandej
nepër
botën romane
me
një tunikë, parzmore dhe sandale
në
shekullin 39 të erës sonë
i shpallur tashmë që prej dy vjetësh perandor,
i
mërzitur nga senatorët barkdhjamë dhe
shpirtngushtë
që gjithë kohën kalonin me intriga dhe komplote
që gjithë kohën kalonin me intriga dhe komplote
vendosi
t ua luante një rreng
për
të parë se deri ku sjellja e tyre servile mund të shkonte.
Për
këtë arsye shpalli Intactiusin, kalin e tij më të dashur
Konsull
të parë të Romës,
dhe
i ftoi të gjithë të hanin në një tryezë me të
ta kashaisnin e të dëgjonin turfullimat,
kur
ai nga kënaqësia përtypte tagjinë e tij me elb e mjaltë.
E
urrenin por ia kishin frikën
ndaj, prej tyre askush nuk foli
derisa
një ditë, një njeri i çartur
nga
viset matanë detit, Ilirisë së shkreptë
duke
mos duruar më sesi Kaligula merrte vendimet
duke
bërë gjasme sikur pyeste kalin,
dhe me cinizëm vendoste çfarë të donte vet
Iu
hodh përsipër Incitatusit të gjorë me
një shpatë të shkurtër
dhe
e plagosi pa mëshirë në gjoksin e tij të bëshëm.
Kali
nuk ngordhi, dhe me vrap e shpëtuan
rebelin
mes gjithë asaj turme,
senatorët
të parët e kapën dhe nisën të lidhur këmbë duar
te
Kaligula që me buzë në gaz
të
gjithë skenën e kishte parë
“Pse
e bëre o njeri këtë akt të shëmtuar?
Kujtove
se po të vrisje Incitatusin
e do shpëtoje Romën?
Eja
me mua dhe hidh sytë poshtë në stallën e mermertë
Aty
rriten plot mëza të rinj, që në Konsull të parë
mund
ti gradoj çdo moment
vure vath në vesh e kujtomë
Incitatus
e pushtet pa kufi gjithmonë do ketë
derisa
në këtë botë ka të tillë senatorë”.
Djaloshi
trim u mbyt në dëshpërim
ndërsa
Kaligula duke parë mëzat e senatorët
qeshte,
qeshte pa pushim
*
Perandor romak 12 e.s-41 e.s, i njohur për sundimin e tij të ashpër, ekstravagant dhe pervers gjithë
skandale politike e morale.Kaligula njihet në histori dhe në art si një tiran
të çmendur që emëroi Incitatusin, kalin e tij më të dashur si Konsull të parë.
Kaligula emrin e vërtëtë e kishte Gaius
Julius Caesar Augustus Germanicus, ndërsa emri që përdorte ishte një nofkë e
marrë nga fjala latine caliga që do të thoshte sandale e ushtarit romak. Duke
qenë , biri i Perandorit romak Germanicus, që në moshën tre vjeç kish marrë
pjesë në një fushatë duke shoqëruar të atin, prej ku dhe ushtarë ku e kishin
parë të veshur si legjionar i vogël i ngjitën nofkën “Caligula”.
No comments:
Post a Comment