Saturday, 29 June 2013

Limontia e Pompeut



Pompeu e gjeti shumë të bukur
qytetin e lashtë me emrin Epidamnus
që latinët i kishin ndrruar emrin në Dyrrah
për ti largur fatin e keq që emri i tij mbartte.
I kishte të gjitha ky qytet
edhe tavernat plot njerëz
që pinin verë të hodhuar me mjaltë
sipas traditës ilire, këtyre njerzëve të sertë
por luftëtarë të zot
gjysmat e legjionve i kish me ta plot,
edhe teatro të komedisë ku
komedi të  Terencit e Plautit mund të shikoje
saqë ai smund të kuptonte ndryshimin
midis dy brigjeve të Adriatikut
këtu si në Romë, jeta gjallonte.
Ndaj u zhyt në dëfrim e luks papushim
me skllave e zonja kryerënda që i gëzoheshin
fushimit të pretendentit për konsull të parë
në qytetin e tyre
zevendësonte zyrtarë dhe vinte në vend të tyre
servilë e lapardharë
Limontia njerëzore e Pompeut ishte në apogjeun e vet
Ndërsa Cezari zbarkonte trupat fshehurazi
Në Palaste....

Gjatë luftës civile romake në vitin 46 Para Krishtit, Pompeu i përqëndroi trupat në Durrës. Cezari zbarkoi fshehurazi një pjesë të trupave në Palaste-Palasën e sotme dhe pasi mori Apolloninë iu drejtua Durrësit. Beteja u zhvillua rreth shkëmbit të Kavajës, ku Pompeu fitoi por nuk e ndoqi nga mbrapa Cezarin. Ky i fundit përforcoi trupat për betejën finale në Farsala të Greqisë, ku Cezari fitoi. Zbarkimi i trupave të Cezarit në Palasë dhe marrja e Apollonisë konsiderohet si një nga episodet që përgatitën humbjen e Pompeut.




No comments: