Në shekullin XV pellgu i Mesdheut vazhdonte të
reflektonte ndarjen e vjetër që nga shekulli VII mes dy botësh, asaj të
krishterë dhe asaj islamike, që me të drejtë siç thekson Anri Piren kishte
formuar jo vetëm etnitete të ndryshme politike e shtetërore por edhe dy botë të
kundërta kulturore. Shfaqja e arabëve në brigjet e Mesdheut në shekullin
VII e theu unitetin e botës së krishterë dhe krijoi premisat për shfaqjen
e një kulture dhe identiteti të ri fetar, që përpiqej të afirmohej fort mbi
mbeturinat e botës antike dhe në lulëzimin e një kulture kristiane, që kishte
karekterizuar deri më atëherë rajonin. Ky konflikt do ravijëzohej fuqishëm në
mentalitetin e Mesjetës së Hershme dhe do të sillnin në pah jo vetëm e Luftërat
e Shenjta islamike për të pushtuar gjithë Mesdheun, por edhe një frymëzim
kristian për t’i zbrapsur dhe akoma më tej dhe për të pushtuar Vendet e
Shenjta, të njohura në historiografi me emrin Kryqëzata. Kryqëzatat u
quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes
për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të
Tërëshenjtë. Me bekimin e Papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një
lufte të shenjtë kundër armiqve të krishtërimit. Pushtimi i Jeruzalemit nga
muslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi pelegrinët
nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta.
Tuesday, 30 December 2014
Tuesday, 23 December 2014
Sfondi historiko, social i hartimit të Statutit të Drishtit
Arbëria
Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime
të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura
arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj
që ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së
drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër
arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese
të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në
një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale por edhe
gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur
Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”[1].
Tuesday, 9 December 2014
Imazhi i Ballkanit në këndvështrimin e Tjetrit
Nëse do të mundnim që të bënin një kapërcim në kohë dhe të realizonim që
historiani antik Herodotis të përpiqej të shkruante për territoret e njohura si
Ballkan në ditët e sotme, sërish në librin e vet “Historitë” në fillim të
shekullit të nacionalizmit apo shekullit të gjatë 1775-1922 si e perifrazon
studiuesi Andrew Baruch Wachtel në librin e tij “Ballkani në Historinë
Botërore”, nuk e dimë sesi do të shkruante për të.
Monday, 1 December 2014
Lufta jonë
Nacionalizmi
shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore u përball me dy sfida kontradiktore me
njëra-tjetrën. Nga njëra anë, me agresionin e 7 Prillit, kur u rrëzua pavarësia
e Shqipërisë, një ideal dhe realitet historik që nacionalistët shqiptarë kishin
kontribuar, duke krijuar shtetin shqiptar më 28 Nëntor 1912, por në të njëjtën
kohë nxitja dhe krijimi i një Shqipërie që përfshinte disa territore të banuara
nga shqiptarët siç ishte rasti i Kosovës, pjesës perëndimore të Maqedonisë,
ngrohu shpresat për një rikorrektim kufijsh dhe korrigjim të historisë.
Monday, 24 November 2014
SPROVA IDENTITARE E KONGRESIT TË MANASTIRIT
Gjuha shqipe është ndoshta gjuha e vetme
europiane që ka provuar persekutimet, ndalimet dhe dënimet deri në mosushtrimin
e saj bash në kohën kur zhvillimi i kulturës së shkruar ishte shndërruar në një
kulturë mbizotëruese në Europë. Këto persekutime dhe ndalime sollën si rrjedhim
edhe përhapjen më me vonesë të nacionalizmit etnik, pasi ashtu si është provuar
prej kohësh, shpërhapja e shtypit të shkruar ka luajtur rol të pazëvendësueshëm
ndër kombet e Europës Juglindore.
Sunday, 26 October 2014
Futboll, politikë dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare.
Vendimi më
i fundit i UEFA-s për të dhënë fitore në tavolinë Serbisë 3-0 por edhe për ti
hequr tre pikë në renditje, ngjan më tepër një vendim për t’i shërbyer
interesave të politikës sesa sportit. Nuk është hera e parë kur ngjarje të
tilla sportive si organizmi i një ndeshje i paraprijnë politikave të afrimit
mes popujve. Nëse edhe hedhja e shortit ka qenë një gjë e tillë, të paktën UEFA
duhet të ishte më e sinqertë dhe të kish deklaruar më parë se po bëhej
nëpërmjet shortit të vet, një urë komunikimi në një konflikt. Në këtë rast
paragjykimet do të ishin më të pakta pasi fundi fundit në politikën e ngurtë
ballkanike nuk gjendet aq kollaj tuneli i dritës, por kur vendos të
sillet si një organizatë sportive ndërkombëtare dhe vendimin e jep si organizatë
politike duhet ta kuptojë dhe të mbajë dhe koston morale të këtyre vendimeve.
Labels:
ballkani,
denimi,
dhuna,
futboll,
krimi,
marrëdheniet serbo-shqiptare,
nacionalizmi,
Publicistike
Sunday, 12 October 2014
Rekrutimi i errësirës – ISIS dhe realiteti social shqiptar
Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal
për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në
fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin
publik. ISIS dhe etniteti shtetëror i kalifatit islamik, një emër i nxjerrë nga
arkivat e fillimit të shekullit të kaluar kur po jepte shpirt pas rënies së
Sulltanit të fundit në Stamboll, ka ngërthyer botën mbarë me monstruozitetet
dhe intolerancën, duke na kujtuar se vërtet kemi kohë që po mundohemi dhe themi
që bota është bërë më e mirë, por në të, ka ende xhepa dhe skuta ku urrejtja
ndaj Tjetrit dhe dhuna shihen si të vetmet mjete për të promovuar idetë dhe
dogmat e ndryshme. Po çlidhje mund të ketë mes një Shqipërie të shpallur prej
kohësh që prej themelimit të saj si shtet i pavarur kombëtar si sekularist dhe
një xhihadi fondamentalist shumë km larg nesh?
Labels:
biblotekë,
ISIS,
kombformimi,
kultura,
Publicistike,
realiteti social,
Shqipëria,
terrorizmi
Friday, 26 September 2014
Fillesat e Idesë Europiane në Shqipëri
Shqipëria
edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane duke
pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të
ngadaltë por dhe një komplisitet lidhjesh me Evropën dhe idenë rreth saj. Së
pari , komiteti katolik shqiptar edhe pse më i persekutuari në vend si rezultat
i luftërave të vazhdueshme Veneto-Turke apo dhe Austro-Turke kish sendërtuar
një paradigmë krejtësisht evropiane përsa i përket botimeve të vet qenë
shumicën ishin në latinisht por që nga shekulli XV i gjejmë dhe në shqip duke
kontribuar kështu në ruajtjen e gjuhës dhe kulturë kombëtare. Në të gjitha këto
vepra të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh
të Skënderbeut dhe të shpresë për një aleancë evropiane për të larguar otomanët
nga Ballkani.
Sunday, 7 September 2014
Ndodh rëndom...
Ndodh rëndom
që nën një dritë të trishtë hëne
të ndodhin ngjarje të bukura
si p.sh një kafe e pirë vonë
që pafajësisht të zhyt në mendime
për çka ngjet padashur në tavolinë
ku sëbashku me tisin e natës
ulet përballë dhe vetvetja
dhe fillon gjyqin e pamërshirshëm të kujtesës
Ndodh rëndom…
që pafajësisht të zhyt në mendime
për çka ngjet padashur në tavolinë
ku sëbashku me tisin e natës
ulet përballë dhe vetvetja
dhe fillon gjyqin e pamërshirshëm të kujtesës
Ndodh rëndom…
Wednesday, 27 August 2014
Sfida e qytetarisë
Në këto ditë të nxehta vere, ku dukej
se do të shtyheshin njëra pas tjetrës pa lajm dhe pa nerv, papritur tri ngjarje
shënjuan gushtprushin që na zgjuan si nga një ëndërr e keqe, ku rehatllëku i
marrjes së statusit të vendit kandidat na kish bërë të besonim për një moment
se jetojmë në një vend normal.
Labels:
banka kombëtare,
diga,
korrupsioni,
Publicistike,
qytetaria,
shoqëri moderne
Tuesday, 12 August 2014
Martirët e Otrantos dhe qendresa arbërore.
Pushtimet
në mesjetë ishin aventura të guximshme që shfaqeshin papritur e
papandehur në horizontet e qyteteve dhe shteteve, jo vetëm me qëllimin për t’i
përfshirë brenda entitetit të vet politik por edhe thjesht për të pasur një
ngjarje më tepër në marshimin e trupave. Logjika shpesh herë të shtyn të
mendosh kur analizon ekspedita ushtarake që para se të pushtohej një vend
tjetër duhej të paktën të administroje tokat që sapo kishe pushtuar ose të
siguroje mirë edhe tokat e reja që do pushtoje.
Thursday, 24 July 2014
Një shtatore për Dom Nikollë Kaçorrin
Jeta e
epokave dhe periudhave të qyteteve ngjan me jetët njerëzore por kanë mes tyre dhe
një tharm rilindjeje. Periudha dhe epoka të ndryshme historike lindin dhe
vdesin por ato në kundërshtim me jetët njerëzore edhe mund të ringjallen.
Epokat dhe periudhat e qytetit të Durrësit, nuk bëjnë përjashtim nga ky
rregull, veçse në mozaikun shumë të larmishëm të tij është shumë e vështirë për
të zgjedhur se me kë periudhë të fillosh.
Friday, 18 July 2014
Njëqind vjet histori...
Krisma e
një kobureje që mori jetën e Arkidukës Franc Ferdinant dhe së shoqes së tij,
Princeshës Sofi, në mëngjesin e datës 28 qershor 1914 në Sarajevë nuk ishte
vetëm krisma e kobures së një terroristi serb që kërkonte në mënyrë primitive
të realizonte ëndrrën e vet nacionaliste, por edhe krisma që shënoi fundin e
iluzioneve të një Europe që prej 100 vjetësh pretendonte se jetonte në një
paqe. Shtetet e reja ballkanike që kishin dalë nga mugullurirat e Perandorisë
Osmane e kishin përdorur Iluminizmin Europian si ideologji për të realizuar
zgjimin e tyre kombëtar, pastaj në ecurinë e ngjarjeve i kishin harruar
principet humaniste të tij dhe kishin përqafuar principet e shkollave të tyre
tribale të zgjerimit në kurriz të të tjerëve dhe eliminimin kulturor, ekonomik
e fizik të Tjetrit.
Tuesday, 15 July 2014
GJITHÇKA PËR KOSOVËN
Më 7 qershor 2014, në sallën Unesco të
Muzeut Historik Kombëtar, u shfaq premiera e filmit dokumentar "Gjithçka
për Kosovën-Ramush Haradinaj". Ky
film u realizua sipas skenarit të Enver Kushit, drejtor fotografie, Spartak
Papadhimitrin, nën drejtimin e regjisorit të njohur Kujtim Gjonaj, Mjeshtër i
Madh. Për realizimin e këtij projekti kinematografik u desh bashkëpunimi i
presidentit të shtëpisë filmike “EUROLIZA”, Z. Sutki Hulaj, me shtëpinë e
librit dhe të filmit “BOTA SHQIPTARE” me producent Z. Genti Gjonaj.
Thursday, 10 July 2014
Aristidh Kola dhe identiteti kulturor arvanit
Nacionalizmi
kulturor në marrëdheniet greko-shqiptare dhe anasjelltas shfaqet dhe rishfaqet
dhe në ndikimet që ka pasur kuadër të ringjalljes së nacionalizmit në vitet
90-të në rajon, interesimi për të shkuarën e largët të vendit të
origjinës dhe një konfirmim i një afërsie etnike me shqiptarët nga popullsia shqipfolëse
të njohur si arvanitase në Greqi.
Friday, 27 June 2014
“SHANSI GJERMAN DHE SHQIPTARËT”
Gjermania dhe Shqipëria, dy botë të largme, por po aq dhe të afërta, kanë shënjuar si skaje dhe qendra të qytetërimit europian në periudha të ndryshme të tij. Duke qenë se historia njerëzore është një parabolë e shkëlqimeve dhe rënieve të qytetërimeve, kjo lloj parabole sa herë që serviret herë si qendër e herë si periferi krijon emocione të veçanta.
Sunday, 1 June 2014
Homeri
Homeri
rri ulur mbi një gur dhe hedh vështrimin e përhumbur nga andej që mendon dhe
përfytyron se duhet të jetë deti. Ai është i verbër, ndaj thith fort me flegrat
e hundës ajrin e lagur për të kuptuar se nga duhet të jetë deti.
Saturday, 31 May 2014
Skënderbeu dhe shqiptarët në kulturën angleze.
Skënderbeu dhe shqiptarët në kulturën angleze.
Edmund Spenser (1552-1599) shquhet si një ndër më të mëdhenjtë
poetë epikë të Rilindjes Angleze. Ai cilësohet “poeti më i madh anglez i erës
Elisabetiane”.Ky sonet u përmend më 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht
përkthimin e historianit frëng J.Lavardin “Historia e Gjergj Kastriotit, të
mbi-emëruar Skënderbe”.
Monday, 26 May 2014
Nga Dozoni te Republika e Korçës- Shqipëria në sytë e Francezëve
Frëngjtë, frëngu
është emri kolektiv që ka shënuar Europën dhe europianët në kulturën shqiptare.
Do të ishte e udhës që të hulumtohej gjerësisht se kur ka filluar ky perceptim,
pasi të bën përshtypje fakti që territoret shqiptare dhe qytetet në bregun
shqiptar , që kanë qenë nën influencën e drejtë për së drejtë të Venedikut nuk
kanë trashëguar një emërtim të tillë nga “Republika e Detrave” por nga Franca,
që ishte shumë më larg.
Friday, 2 May 2014
Dodona
Migroi
dija
në
trajtë pëllumbash,
ndërtoi
fole në trajta lisash
kumtoi
fjalë
në
trajta shushurimash
jehoi
të vërteta
në
trajtë magjike
Dhodhona,
Dhodhona
Thothona,
Thothona
Thona…thona….
Sunday, 27 April 2014
Kronika e paralajmëruar e një pushtimi.
Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, në të premten e zezë të
7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste,
një vend i cili sipas marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e
Kombeve më 1921 (pararendëses së OKB së sotme) ishte vendi garant për
pavarësinë e Shqipërisë.
Tuesday, 22 April 2014
Pejsazh heliocentrik ne Apolloni
Gjeografi antik Demeter,
latin nga shpirti dhe ilir
nga genosi
ndersa sodiste ne
Apolonine e lashte
qytetin e diellit buze
lumit Aos
detin e pafund dhe kodrat
e buta
pati ndjesine se Gea e
lashte
perderisa dielli rrezohej
perposht
mund te ishte e
rrumbullaket dhe jo e drejt si besonin te gjithe.
Shume shekuj me vone,
murgu Aleks, bizantin nga shpirti dhe arber nga genosi,
ndersa sodiste detin qe ishte larguar
dhe lumin Vjose qe kish ndrruar shtrat
ndoshta pasi kish lexuar Demetrin
pati te njejten ndjesi si gjeografi i lashte.
Te dy mbeten tek ndjesite
ose tek ne s'arriti gje e shkruar
ishte viti 410,
Alariku pasi kish shkaterruar per 2 vjet brigjet ilirike
po pergatitej te kapercente detin.
Botes do i duhej te priste 1000 e ca vjet
derisa Magelani t'u hipte anijeve...
Shume shekuj me vone,
murgu Aleks, bizantin nga shpirti dhe arber nga genosi,
ndersa sodiste detin qe ishte larguar
dhe lumin Vjose qe kish ndrruar shtrat
ndoshta pasi kish lexuar Demetrin
pati te njejten ndjesi si gjeografi i lashte.
Te dy mbeten tek ndjesite
ose tek ne s'arriti gje e shkruar
ishte viti 410,
Alariku pasi kish shkaterruar per 2 vjet brigjet ilirike
po pergatitej te kapercente detin.
Botes do i duhej te priste 1000 e ca vjet
derisa Magelani t'u hipte anijeve...
Thursday, 17 April 2014
Humanizëm i vonuar
Personazhit
kryesor të romanit “Shakaja” të Kunderës, Ludovikut, i kushton shumë shtrenjtë
një frazë që shkruan në një letër të tij dërguar një shoku, se “Optimizmi është
opium për popullin”, pasi menjëherë pas denoncimit të kësaj fraze nga një miku
i tij, ai përjashtohet nga universiteti dhe dërgohet në një kamp pune për t’u
“riedukuar”.
Tuesday, 8 April 2014
Ana Komnena
Ana Komnena
e lindura ne Pallatin
Perandorak
ne dhomen e purpurt ku
lindtin vetem princa,
kur i humbi shpresat per
te marre pushtetin dhe hipur te shoqin ne fron
u mbyll ne nje manastir
dhe ne litanine e vet
filloi te rrefeje mureve dhe murgeshave
skandalet e pushtetit ,dhunen,paqen, intrigat, krejt te vertetat e Perandorise
me pak fjale per te siguruar perjetesine
kaleroi muzen e historise...
u mbyll ne nje manastir
dhe ne litanine e vet
filloi te rrefeje mureve dhe murgeshave
skandalet e pushtetit ,dhunen,paqen, intrigat, krejt te vertetat e Perandorise
me pak fjale per te siguruar perjetesine
kaleroi muzen e historise...
Apolonia
Apolonia
Qytetari ilir Skerd,
banor i Apolonise se
lashte,
i pasur me skllever, toka
e ullinj
rri veshtron nga dritarja
viles se tij
i zhytur i gjithi ne limonti
sesi lundrojne anijet gjithe mall e pasuri
ne lumin Aos.
Matane brigjeve te Danubit,
nen nje qiell te erret, te zi
antari i bashkesise visgotase i quajtur Alarik
i mjere ne pasurine e paket te tij
enderron per brigje gjithe det e diell
kodra te mbushura gjithe vreshta e vere
robina te bukura pa mantel
dhe eshte i mbushur gjithe vrull e gjalleri.
Dielli po perendon lart mbi Iliri
limontia e merzia ka kapluar gjithandej
per fat te keq po lind dielli i endrres se visgotit Alarik
eshte viti 408
edhe pak dhe nuk do kete me Apoloni...
Tirane 4.4.2014
i zhytur i gjithi ne limonti
sesi lundrojne anijet gjithe mall e pasuri
ne lumin Aos.
Matane brigjeve te Danubit,
nen nje qiell te erret, te zi
antari i bashkesise visgotase i quajtur Alarik
i mjere ne pasurine e paket te tij
enderron per brigje gjithe det e diell
kodra te mbushura gjithe vreshta e vere
robina te bukura pa mantel
dhe eshte i mbushur gjithe vrull e gjalleri.
Dielli po perendon lart mbi Iliri
limontia e merzia ka kapluar gjithandej
per fat te keq po lind dielli i endrres se visgotit Alarik
eshte viti 408
edhe pak dhe nuk do kete me Apoloni...
Tirane 4.4.2014
Sunday, 16 February 2014
Mungesa e shfaqjes
Ka kaq shumë pikëllim në
ajër
sa dhe kllounet spo ia
dalin dot ti
bejne njerzit te qeshin
Ku eshte shfaqja?
Ku eshte laraska
Ku eshte gracka?
Si do ta kuptojmë
Se kush ka vrare pa shfaqje
Si do ta kontrollojme veten pa shfaqje?
Nuk ka shfaqje por ka ballo me maska
Le të themi se është shfaqje
Shfaqje e vobektë symaskuar…
Ti vajzë...
Ti vajze nuk e di,
se naten vone kur ti nuk
je me ne dritare
une te imagjinoj ende aty
me buklet e hedhura
menjane
dhe fytyren gjithe drite
qe parvazet ndricon...
Ti vajze, i prish te
gjitha paralelizmat e mundshme letrare
sepse nen ate nate te
mbushur gjithe yje
aty lart ne dritare
Je thjesht e
mbrekullueshme...
Sunday, 2 February 2014
Eva...
Eva
nuk i ha mollët. E ndjen që i bëjnë keq ndaj edhe pse i varen mbi kokë nuk i
prek fare me dorë. Të gjithë kujtojë se kjo është një sjellje snobizmi nga ana
e saj ndaj dhe flasin nën zë se kur bie muzgu ajo patjetër që i këput mollët
nga pema, i ha dhe madje dhe qeras dhe njerëz.
Orëndreqësit
Një orëndreqës
s’është as më shumë e as më pak
se një shërbëtor i kohës
që kur kurdis orën
përshtat dhe kohën e vet
në varësi të orës që ndreq.
s’është as më shumë e as më pak
se një shërbëtor i kohës
që kur kurdis orën
përshtat dhe kohën e vet
në varësi të orës që ndreq.
Thursday, 23 January 2014
Nevoja për një reformë territori
Më në fund dialogu i shumëpritur politik midis dy forcave
të mëdha politike e ka një platformë mbi bazën e së cilës mund të diskutohet.
Hotel Bejruti
Njerëzit në botë ndahen në njerëz të pushtetshëm dhe të
pa pushtetshëm. Sigurisht kjo është një ndarje
vjetër sa bota por jo e përhershme, pasi ndodh rëndom që njerëz të lëvizin nga të dyja kahet,
sidomos këtu ndër ne dhe në Ballkan ku mekanizmat e pushtetit shpesh herë nuk
punojnë sipas ligjeve të njohura të mekanikës në rastin tonë meritokracisë, por
sipas meteorologjisë politike.
Sunday, 12 January 2014
Shtresëzime identitare arvanite-shqiptare në disa piktura të Nikos Egonopulos
Influenca e nacionalizmit kulturor në marrëdhëniet
greko-shqiptare është shfaqur që në fillimet e shfaqjes së nacionalizmit në
rajon. Duke jetuar për një kohë të gjatë nën çatitë e dy perandorive, asaj
bizantine dhe otomane, afërsia territoriale si dhe ndarja e disa vlerave të
përbashkëta si ajo e një besimi të njëjtë fetar midis popullsisë greke dhe një
pjese të popullsisë shqiptare kanë krijuar premisat që grupe të ndryshme
popullsie të identifikohen ose të përzgjellin kombin në të cilin dëshirojnë që
të jenë anëtarë.
Tuesday, 7 January 2014
POLITIKË SERIOZE APO POPULISTE?
Pritshmëria dhe e ardhmja janë dy nga vlerat morale më
fisnike të njeriut. Në emër të tyre breza të tërë kanë vepruar dhe kanë ushqyer
shpresa se e ardhmja që do vinte, do të ishte më e bukur dhe më e mirë se e
tanishmja që jetonin. Në përvijimin e tyre ka pasur vizione të ndryshme duke filluar
që nga ai fetar, shpirtëror, gjeografik, historik, iluminist e duke përfunduar
te vizionet shkatërrimtare, nihiliste dhe të pashpresa.
Subscribe to:
Posts (Atom)