Nacionalizmi
kulturor në marrëdheniet greko-shqiptare dhe anasjelltas shfaqet dhe rishfaqet
dhe në ndikimet që ka pasur kuadër të ringjalljes së nacionalizmit në vitet
90-të në rajon, interesimi për të shkuarën e largët të vendit të
origjinës dhe një konfirmim i një afërsie etnike me shqiptarët nga popullsia shqipfolëse
të njohur si arvanitase në Greqi.
Sigurisht influenca e nacionalizmit etnik
grek dhe një tradite bashkëjetese prej mëse 170 vjetësh në shtetin kombëtar
grek ku elementi arvanitas kish hyrë në një proces asimilimi nuk mund të bëj të
mundur që këto demonstrime të jenë të një përmase të madhe, por gjithsesi nuk
duhen konsideruar të papërfillshme pasi kanë ringjallur një çështje të harruar
dhe që nën tendencat unifikuese të Globalizmit kishte tendenca për tu harruar.
Një nga
veprimtarët më të rëndësishëm të ringjalljes kulturore arvanitase gjatë
viteve 1980-2000 është studiuesi, avokati dhe publicisti Aristidh Kola i
cili në librin e vet “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” i bëri jehonë
sërish mitit pellazg të origjinës së përbashkët greko-shqiptare që nga
lashtësia dhe ripohon me krenari se
90 nga 100 heronj të Kryengritjes janë arbër, por kjo jo vetëm që nuk përmendet
nga historianët tanë, por bëhet përpjekje të fshihet ky fakt dhe nga ana tjetër
të përdëllëhet i gjithë populli arbëror. Nën procesin e vazhdueshëm të
helenizmit të nxitur dhe nga shteti kombëtar grek, përpjekja e arvanitasve për
të shkruar dialektin e tyre shqip u minimalizua deri sa në në vitet 80-të të
shekullit të XX kemi një rigjallërim të këtyre përpjekjeve me botimin e revistës
“Besa”, ku në të 34 numrat e saj përveçse artikujve shkencorë rreth kulturës
arvanitase në greqisht u botuan dhe artikuj në gjuhën shqip por me alfabetin
grek. Që prej viteve 1980-te, ka patur nje krijim te shoqerive kulturore
arvanitase edhe botimeve te nje reviste edhe disa librave mbi kulturen
arvanitase (megjithese shume pak te botuara ne ate gjuhe). Ne disa zona,
Ungjilli i Pashkeve lexohet ne Arvanitika (Gerou, 1994a). Ndoshta ndermarrja me
domethenese - per publikun e gjere - eshte nxjerrja e CD - me nje librushke te
bashkangjitur shpjegimi - Arvanitic Songs (FM Records, 1994).
Në këto
kushte ka qenë shumë e vështirë influencimi i një nacionalizmi kulturor me
tendenca shqiptare nga ana tyre pasi nuk zhvillimet politike në Shqipëri kanë
qenë më të vonshme sesa në Greqi.Madje në rastin e tyre mund të flitet për
ringjalljen e një teze të hershme dhe romantike të nacionalizmit etnik shqiptar
që i kërkonte rrënjët e veta në origjinën e përbashkët pellazgjike me
popullsinë greke. Një sërë librash të shkruar nga elita e këtij komuniteti
vital në Greqi si “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” e Aristidh Kolisë apo
“Arvanitasit-fiset e reja doriane të Helenizmit të ri” të Kosta Birit e
shtjellojnë më tepër këtë tezë, duke e bërë dominante në ligjërimin e sotëm arvanit.
Mirëpo, brenda këtij ligjërimi historik e kulturor shpesh herë shtjellohet dhe
nuanca krenarie për numrin e madh të udhëheqësve të Revolucionit Grek nga gjiri
i kësaj popullsie, afërsia dhe ndihmesa e shqiptarëve në këtë Revolucion
si dhe përforcimi i disa karekteristikave të veçanta të popullsisë
arvanitase si trimëria, besa e sakrifica për atdheun. Të gjitha këto tipare
identitare kanë krijuar premisat për të pasur herë pas here shfaqje të
një nacionalizmi të zbehtë kulturor që u vu re nga përfaqësues të shquar të
këtij komuniteti si Aristidh Kola, Taqi Mihas etj gjatë ndërhyrjes së NATO-s në
Ish-Jugosllavi ku në emisione të ndryshme televizive dhe artikuj në gazetat më
të mëdha greke mbrojtën çështjen shqiptare përkundrejt mendimit nacionalist grek
që e denigronte , argumentuan se përse Greqia nuk duhet të ishte aleate me
Serbinë ,aleancë për të cilën qarqet nacionaliste greke bërtisnin se është e
“shenjtë” si dhe pohuan afërsinë e tyre etnike shqiptare. Zhvillimi i këtij
nacionalizmi të zbehtë kulturor që ngjalli dhe acarim në qarqet nacionaliste
greke, i përngjan tipit të zhvillimit të nacionalizmit që përqafohet nga një
grup intelektualësh që tregojnë interes për gjuhën e popullit dhe folklorin
duke pohuar veçantinë dhe afërsinë me një komb tjetër fqinj, gjë që krijon
premisa që dalë nga dalë në të ardhmen dhe nën dritën e zhvillimeve të ndryshme
politike në Ballkan mund të kalojë në hapa të tjerë më të rëndësishëm të
identifikimit të popullsive në rajon.
Modeli i
Renanit i përzgjedhur nga elita greke për të formuar kombin grek shekullin e
kaluar mund të shërbejë dhe anasjelltas ku grupe identitare mund të rigjejnë
rrënjët e humbura. Vepra e studiuesit Aristidh Kola është një thesar i paçmuar
për plotësimin e Atlasit Gjuhësor të shqipes që për fat të keq deri tani
pasqyron vetëm të folurat arvanite të studiura në vitet 30’ nga dijetari dhe
gjuhëtari tjetër i shquar arvanit Petro Furiqi . Për më tepër ajo është një
grishje intelektuale rreth komb-formimit dhe modeleve kulturore të harruara por
gjithmonë ndjellëse për paqen në rajon ndaj duhet të zërë një vend të veçantë
në kulturologjinë shqiptare.
Gazeta Shqip 09.07.2014
No comments:
Post a Comment