Sunday, 2 February 2014

Eva...



Eva nuk i ha mollët. E ndjen që i bëjnë keq ndaj edhe pse i varen mbi kokë nuk i prek fare me dorë. Të gjithë kujtojë se kjo është një sjellje snobizmi nga ana e saj ndaj dhe flasin nën zë se kur bie muzgu ajo patjetër që i këput mollët nga pema, i ha dhe madje dhe qeras dhe njerëz.
Kjo gjë e trishton Evën, sepse dihet nuk ka njeri që nuk mërzitet kur merr vesh që flasin keq të, por ajo bën çmos që të tregojë si e pandjeshme. Buzëqesh dhe si pa teklif u thotë njerzve që meqënse nuk mund t’i qerasë me mollë mund të fillojë ti qeras me buzëqeshje. Për të bërë këtë gjë ajo mbledh fort veten, kapërdin çfarëdolloj fjale që dëgjon rreth e rrotull dhe vë maskën në fytyrë. Të paktën kur nuk mund të hajë mollë ,të mund të qajë brenda maskës që së largmi qesh…



No comments: