Pushtimet
në mesjetë ishin aventura të guximshme që shfaqeshin papritur e
papandehur në horizontet e qyteteve dhe shteteve, jo vetëm me qëllimin për t’i
përfshirë brenda entitetit të vet politik por edhe thjesht për të pasur një
ngjarje më tepër në marshimin e trupave. Logjika shpesh herë të shtyn të
mendosh kur analizon ekspedita ushtarake që para se të pushtohej një vend
tjetër duhej të paktën të administroje tokat që sapo kishe pushtuar ose të
siguroje mirë edhe tokat e reja që do pushtoje.