Sunday, 26 October 2014

Futboll, politikë dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare.



Vendimi më i fundit i UEFA-s për të dhënë fitore në tavolinë Serbisë 3-0 por edhe për ti hequr tre pikë në renditje, ngjan më tepër një vendim për t’i shërbyer interesave të politikës sesa sportit. Nuk është hera e parë kur ngjarje të tilla sportive si organizmi i një ndeshje i paraprijnë politikave të afrimit mes popujve. Nëse edhe hedhja e shortit ka qenë një gjë e tillë, të paktën UEFA duhet të ishte më e sinqertë dhe të kish deklaruar më parë se po bëhej nëpërmjet shortit të vet, një urë komunikimi në një konflikt. Në këtë rast paragjykimet do të ishin më të pakta pasi fundi fundit në politikën e ngurtë ballkanike nuk gjendet aq kollaj tuneli i dritës, por  kur vendos të sillet si një organizatë sportive ndërkombëtare dhe vendimin e jep si organizatë politike duhet ta kuptojë dhe të mbajë dhe koston morale të këtyre vendimeve.

  Racizmi dhe dhuna janë dy të këqijat më të mëdha të futbollit, dhe ato nuk mund të barazohen me mosdaljen e kombëtares shqiptare në në një fushë të nxehtë që bërtiste “Vritini shqiptarët”.  Meqënse nga vendimi i marrë duket qartë që ka ndikuar sërish politika për të bërë kinse një baraspeshë midis serbëve dhe shqiptarëve në rajon, UEFA duhet ta kuptojë se ka zhgënjyer gjithandej sportdashësit e vërtetë. Nuk ka dyshim që ky vendim do të apelohet nga FSHF dhe kjo sigurisht që është një çështje sportive për të vënë në vend edhe dinjitetin tonë të cënuar. Mirëpo përtej sportit dhe futbollit meqënse UEFA e gjykoi çështjen si organizatë poltike është koha besoj se dhe Shqipëria duhet të fillojë të rishikoj politikat e veta me fqinjët në rajon.
 Politika e jashtëme shqiptare mund të fillojë të jetë më realiste përsa i përket marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe në bashkëpunim me miqtë dhe forumet ndërkombëtare të fillojë një fushatë parandalimi ndaj një simpatie të heshtur që ndihet ndaj Serbisë nëpër qarqe të ndryshme europiane. Ngjarjet e fundit në Beograd dhe retorika nacionaliste që pasoi ato, treguan se baruti ballkanik ende nuk është konservuar dhe ruajtur për tu ekspozuar në muze, por në të kundërt mund të shpërthej sërish në histori të dhimbshme konflikti. Një ndeshje futbolli shërbeu si katalizator për të treguar jo vetëm alteregon e fshehur të rajonit por edhe dështimin afatgjatë të një sërë organizmash europianë për të promovuar vlerat e dialogut dhe fqinjësisë së mirë në Ballkan. Në këto organizma për një kohë shumë të gjatë janë përfshirë organizata dhe njerëz publikë që me deklaratat e tyre janë munduar të promojnë një klimë tjetër në marrëdhëniet midis dy vendeve, por për të qenë të sinqertë dhe afër së vërtetës duhet pranuar se elita e lodhur e fillimit të viteve 90’ nuk mund ta çonte përpara këtë proces.
 Marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk mund të shikohen vetëm në lupën e përkthimeve të librave artistikë apo editorialeve gjysëm seriozë që shprehin gjendjen emocionale të autorëve sa herë kanë vizituar Serbinë por kërkon një tomos të mirëfilltë studimor të bazuar në korpusin e shkencave politike, historisë, gjeostrategjisë dhe ekonomisë. Prej nga këndej edhe informacioni që është shkëmbyer për të njohur më mirë njëri-tjetrin apo qarkullimi i ideve ka qenë shumë i ngadaltë dhe ndonjëherë nuk ka arritur nivelet që kërkojnë zgjidhja e konflikteve të tilla. Sfidat për politikën e jashtme shqiptare dhe për organizatat ndërkombëtare që merren me promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon janë më të mëdha se kaq!
Në paraskenat e diplomacisë europiane ndihet një simpati e heshtur për Serbinë e konkretizuar në politikën e ashtëquajtur të “shkopit dhe karrotës”, e cila synon integrimin e Serbisë brenda strukturave evropiane pa i dhënë rëndësinë e duhur katharsisit nga ana e Serbisë, që me fjalë të tjera do të thote se Serbia pa e dënuar politikën e saj të vjetër e cila për fat të keq vazhdon të mbetet dhe e re, mund të integrohet në Bashkimin Europian, me qëllim që të inkurajohen forcat demokratike në Serbi!
Ekzistenca e forcave demokratike në Serbi është një rebus më vete, madje as më entuziastët e intregistëve europianë nuk mund ti zbulojnë lehtë, pasi pothuajse të gjitha forcat politike serbe,jo vetëm që nuk ndihen fajtor për politikat e shkuara por kërkojnë të mbajnë me thonj e dhëmbë çdo përfitim që kanë fituar në emër të tyre. Në këtë kontekst, rehabilitimi i Serbisë duke i afruar anëtarësi të shpejtë në institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Europian dhe NATO mund të japë një shembull të keq në rajon, sesa më ashpër dhe keq mund të sillesh në arenën rajonale po kaq shpejt mund të fitosh predispozitat e standarteve për të cilat vende të tjera janë përpjekur shumë për ti arritur.
“Mosdënimi i krimit, çon në përsëritjen e tij”. Kjo është një sentencë e njohur që mund të nxjerrësh nga bota shekspiriane e tragjedive të mëdha, e cila jep shembuj të shumtë sesi njërëz e madje dhe shtete degjenerojnë në kasapana të vërteta kur krimi fshihet dhe nuk dënohet.Asnjë kërkim faljeje,asnjë distancim nga e kaluara deri tani nuk kemi dëgjuar nga klasa politike serbe, akoma më keq kemi dëgjuar deklarime ultranacionaliste se “bombardimet ndaj Serbisë kanë qenë një gabim i madh dhe se Evropa nuk duhej të ngatërrohej për shkakun e dy milionë shqiptarëve” apo si ato që dëgjuam në stadiumin e Beogradit “ Vdekje shqiptarëve”. Akoma ka të humbur që nuk u dihet nami e nishani, akoma ka familje të viktimave të cilat nuk kanë dëgjuar një falje publike nga ata të cilët jo më pak se 15 vjet më parë ushtruan një genocid të pashembullt në zemër të Europës.Serbia nuk ndihmohet aspak duke i falur asaj të kaluarën e afërt por dhe të renë e sotme e cila në shume aspekte reflekton të vjetrën.

Gazeta Shqip, 25.10.2014, fq 9





1 comment:

Mizi Margueron said...

Përshëndetje, emri im është Debora Mary Unë jam nga Tirana, por unë shkoj në Parkun Kombëtar Waterton Lakes Kanadë me burrin tim. Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa i ngazëllyer unë jam për rivendosjen e martesës sime të thyer dhe tani burri im është tërësisht mbrapa pasi më ka lënë mua dhe fëmijët tanë për një grua tjetër. Ne kemi qenë të martuar për shtatë vjet dhe gjatë martesës kemi pasur një seri luftarake që na persekutuan derisa më në fund ai u largua me mua dhe fëmijët tanë dhe shkoi në Australi për të qenë me një grua tjetër. ai bllokoi të gjitha mjetet e komunikimit që i bën ato të pavlefshme. Mësova se jeta ime kishte mbaruar dhe fëmijët e mi mësuan se kurrë nuk do ta shihnin më babanë e tyre. Unë u përpoqa të jem i fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda të kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën time, unë u konsumova nga trishtimi dhe dhimbja, sepse unë me të vërtetë e desha. Çdo ditë dhe natë mendoj për të dhe gjithmonë doja që ai të kthehej me mua, unë isha fjalë për fjalë duke u çmendur dhe kishte nevojë për një ndërhyrje hyjnore, kështu që i thashë secilit prej problemeve të mia një miku im i cili dikur kishte sfida të ngjashme në të jeta martesore. Ajo më ka referuar një emri shumë të fuqishëm me emrin DrIgbinovia. Ajo tha se ai ishte arsyeja e vetme për lumturinë që ajo po shijonte në këtë ditë Drigbinovia mund të ndihmojë, marrëdhëniet e thyer ajo tha se unë kam për ta vënë atë në try.I kontaktuar atë në E-Mail-Adresse doctorigbinovia93@gmail.com dhe ai më dha udhëzime se çfarë të bëja dhe kështu bëra, atëherë ai bëri një magji dashurie për mua. Për habinë time më të madhe, pas tre javësh, burri im më thirri dhe më tha se na mungonte aq shumë sa fëmijët, isha aq i befasuar, zemra ime u mbush me gëzim dhe ngazëllim dhe fillova të hijeshim lotët e mi. Ai kërkoi falje për gabimin e tij dhe kërkoi falje për dhimbjen që shkaktoi mua dhe fëmijët. Kështu u kthye tek ne, me shumë dashuri dhe gëzim, dhe që nga ajo ditë, martesa jonë tani ishte më e fortë se më parë. Falënderime për Drigbinovia, ai është njeri shumë i fuqishëm, prandaj vendosa ta tregoja historinë time për hir të atyre grave dhe burra që përjetuan atë që ndodhi. Unë dua që ju të dini se ka një zgjidhje. Drigbinovia është zgjidhja, një spellcaster i vërtetë dhe i fuqishëm që u lut për të jetuar një kohë të gjatë për të ndihmuar gratë dhe fëmijët në kohën e tyre të dhimbjes. Dhe gjithashtu ka spells për shërimin e HIV, kancerit, etj TË MIRA TË MIRA,