Bukinistët e
vjetër shesin libra
ndanë rrugëve dhe
Lanës që turbull rrjedh
nën diell ngrohen
klasikët me rrëfenjat e tyre
për moralin e
njerëzit e këqij
që përfundojnë në
ferr
Përhumbshim
klasikët rrinë pranë njeri-tjetrit
larg mërive që
ndoshta patën në gjallje
i strukur Marksi
mes Frojdit dhe Frommit
pak më poshtë Le
Bon flet për “Psikologjinë e turmave”
tërë ngjyra
librat e pasioneve
preh e lehtë për
studentët dhe vajzat çapkëne
që s’harrojnë të
lexojnë për dashurinë
me dhjetëra tituj
kryqëzohet Nicholas Sparks
me Danielle Steel
Arti i të
qeverisurit të botës
i ardhur rishtazi
nga lozhat masoniste
kryqëzohen me
artet e revolucionit
perioda të
dikurshme të literaturës marksiste
Kujtime, kujtime
kaq shumë kujtime
aq sa bukinistët
s’dinë ç’të reklamojnë
veteranë të
vjetër kujtojnë shokët
dhe qindra poetë
baritorë
Bukinistët e
vjetër shesin libra
njerëzit i blejnë si ushqim i përditshëm ditor
njerëzit i blejnë si ushqim i përditshëm ditor
të mbështjellë me qese, gjithë merak
ndodh që “Luli i
vocërr” real u pret rrugën
por dorën në xhep
se fusin aspak
në shtëpi të tyre
punësojnë me dhjetëra “Pjereta”
tu bëjnë punët
ditore,
Balzakun lexojnë
me ëndje
por s’ harrojnë
asnjëherë,
gjuhën ta përdorin në mënyrën urdhërore
tubohen çdo festë te bustet e Frashërillinjve
djalosha që veten e quajnë Gavrosh
e kanë të kotë që
përpiqen
të zgjojnë një
botë që është bosh
një botë që
vrapon si e marrë
pas titujve “Si të
bëhesh i pasur për një vit”
“Peliçet e
zonjave të para të Amerikës”
“Seksi dhe
qyteti” e “Dashnori i pashpirt”
Bukinistët e
vjetër shesin libra,
kulturë që si
rroba të lara nderet buzë rrugës
për ta veshur të
nesërmen çdo kalimtar
gaz, mjerim,
dashuri dhe dhimbje
një botë ,që
tjetrës i bën varrë.
Tiranë 3.12.2011
No comments:
Post a Comment