Thursday, 29 December 2011

Mbrojtje





Diku në një skutë të shpirtit tim
ku nuk ka shumë dritë
unë e di,  se ka një pjesë
një pjesë që s’guxoj ta quaj të papërfillshme
që ëndërron, sa shumë ëndërron
sesi të marr arratinë
sesi të vishet me mendime të tjera
ashtu si dhëndër me këmishë të re
të iki larg diku larg
por të kthehet sërish, sërish
pa teklif, pa drojë
e të më grijë si në mokra mulliri
tërë qenien , tërë qenien time
Është e dhimbshme , shumë e dhimbshme
që ta pranoj si të vërtetë, ta pranoj
ndaj nuk guxoj asnjëherë nuk guxoj
ta urrej, ta quaj armik
se nuk e di as vetë se di
sesa më pasuron, më pasuron
se ç’instinkte të vjetra më zgjon, patjetër më zgjon
se më bën të kthjellët , oh sa të kthjellët
Se e keqja që përgjon , sa shumë që përgjon
të shfaqem i paditur, naiv, dele
më gjen papritur ujk, goxha ujk
që i ulërin pafund hënës
e që s’ka frikë prej pusive...


No comments: