Moj,sa fjalë e
ëmbël
e ardhur prej
kushedi çfarë qelizash kënaqësie
Moj nuk dua tu
besoj etimologjive
që s’reshtin së
kërkuari në libra të vjetër
se kur është
përdorur e si është përdorur
Moj, i përmban të
gjitha
dhe dashurinë e
avulluar bashkë me kripërat e djersës
në çarçafët e
bardhë
dhe zhgënjimin e
papritur lugjeve të mosmirënjohjes
dhe kërcënimin e
shtegtuar
inatit të marrë
Moj,të kam thënë
shumë pak si fjalë
kur jam larguar
larg
dhe malli si
dritë qiriri ka djegur gjithë fluturat e kujtesës
Moj, është botë e
keqe dhe e egër të pata thënë
dhe ti smë pate
besuar
sepse thellë,
thellë ti ishe shumë e mirë
dhe as që mund të
mendoje se unë mund të të bëja keq
se ti ke shumë
kohë që çka unë prish në ëndrra , në realitet ti e ndreq
dhe të emërtojnë
me shumë emra
por asnjë nuk të
shkon
sepse emri jot
përmblidhet vetëm në një fjalë “Moj”
Radhë , shumë
radhë kur kthej kokën mbrapa
dhe besoj vërtet
se asnjëri nuk më sheh
të kërkoj sërish
në tisin e kohës
për të thënë e
stërthënë se shallin që e pate hedhur në qafë
për ti marrë
mentë Paridit dhe gjithë sojit të tij
për ti kuturisur
të gjithë të rendin pas teje si të marrë
nuk na ka bërë
asnjëherë të të thërrasim “Moj”
se vonë shumë
vonë e kemi kuptuar
se drithërima për
të thënë këtë fjalë të bekuar
nuk vjen nga ai
shall i hedhur krahëve,
por nga ndjenja
për të vënë kokën tek ty për tu qetësuar
Dhe le të thonë ç’të
duan se vetëm pak të njohin
le të të kurorëzojnë
në parada modash
le të hamendësojnë
se në ç’fund liqenesh fshihesh
se kush të shikon
shitohet nga pamja
Ti, në fakt je
gjithandej
në eterin që
thithim në ajër e si polen lulesh
mbars ditët tona
të qashtra të pritjes
derisa shfaqesh
në një përqafim e ledhatim
dhe na lë të
gjithëve të pagojë
e qysh atëherë
dimë të flasim vetëm një fjalë
Moj, Moj,
Moj......
Tiranë.Gusht 2011
No comments:
Post a Comment