Fytyra të çelëta
si luleshtrydhe të
pabëra
në rafte
supermarketesh
gjallojnë në buzëzeqeshje
32 karatëshe zmalti të bardhë
që në takime të përhershme
ngjallin vetëm
entuziasëm
dhe botën e
mbushin vetëm
me njerëz të mirë
ku zor të
gjesh një hasëm
Pyes veten po dhëmbët
e vënë,
me porcelain të
shtrenjtë
Të ardhur diku
larg nga Turqia
Andej nga dikur
na vinin shallvare
dhe mëndafsh,
pilaf e ushtri gjithë bori
A krijojnë buzëqeshje
të sinqerta
apo ngërdheshje
nga zori
si sinqeriteti në
ditët e sotme
një kupë e
mbushur përgjysëm me ujë
që të shtyn përherë
në kërshëri
të mundohesh
kuptosh se ç’është raca njerzore
Buzëqeshje nganjëllyese
e kont Ugolinit
arratisur nga skëterrat
e vetdijes
apo humor
entuziast donkishotian
përhumbur nga
ekstaza e së ardhmes?
Buzëqeshje, gjysëm
të bardha
Gjysëm të zeza
Zezona e keqona të
vetevetes.
Tiranë 7.12.2011
No comments:
Post a Comment