Shoqet e mia,
bashkëmoshataret e mia
të rritura mes dy
kohësh si lule në saksi
të ardhura nga vetëpërmbajtja
e madhe
e tutave sportive,
pantallonave stof me
përparëse përsipër,sapunit
15 lekësh me “erë”
syve të lyera
fshehurazi me rimel
të etura për të
jetuar pak shfrenim
për pak shampoje “Panten”
dhe çamçakëzi grek
për pakëz “Modern
Talking” dhe “Skorpions”
muzikë që të
ngjeth
më vini papritur
të gjitha në pasqyrë
si shpirtra pa zë
që shenjë lini vetëm me frymë
dhe ca buzë të
mekura , të thata pa ngjyrë
të rilindura papritur
në memorie të trishtë
diku në kronika të
zeza,”F.P u rrëmbye në rrugë
M.S u gjet në kazan
plehrash e goditur me thikë”
Shoqet e mia , bashkëmoshataret
e mia,
ju ishit të
pafajshme dhe gjithë jetë
me të qeshurat
tuaja dhe lehtësitë
viteve të zymtë
90’ u dhatë dritë
të harruara diku
mes pentagramesh muzike
të fishkëllimave sinjale
për të dalë në dritare
një pjesë të ikur
larg, shumë larg
për të ngrohur
shtretet e avokatëve pleq
të treguara mirënjohëse
për ndihmën e dhënë
që ju ka rikthyer
prapë në jetë
një pjesë të
mbetura këtu në qytetin e madh
më të reja se ç’ishit
herët në adoleshencë
përkrah me çrregullime
gjenetike të veshur
me kostum e me flokë
me xhel
me BMW X5 dhe me
arrogancë-
shoqet e mia, bashkëmoshataret
e mia
kur qëllon që shkëmbehemi
në rrugë
dhe fytyra si
diell u shkëlqen
unë e marr gjithmonë
me vete
dhe i vë gjerdan
tek pasqyra
që në kujtime të ëmbla
më mbërthen
dhe ashtu si në përrallë
kur pyes
se kush janë më të
bukurat në këtë dhe
gjithmonë, por gjithmonë
ju më kujtoheni
të pafajshme, të
kolme, të hajthme
në bulevardin e së paharrueshmes
shkollë të mesme,
uniforme , të njëtrajtshme
Tiranë 25.11.2011
No comments:
Post a Comment