Skënderbeut,po i
zënë pluhur tirqet
dhe mbi shpatë
nuk i ulet më asnjë pëllumb
një re pluhuri ka
pushtuar qendrën
duke shpërndarë
një ngjyrë të plumbtë
Ca re që nuk sjellin shi, gjëmojnë diku larg
Pallati i
kulturës ngjan si sarkofag
i rrjepur nga
pllakat,nga të gjitha anët
por si një e
përgjumur zhgabë
Një sahat që pret
shumë pak vizitorë
s’mund të masë
dot kohën që vrapon
në libraritë shiten histori me diktatorë,
“Kurban” dhe
“Shqipëria” që po ndryshon.
Sheshi i madh
,tashmë është zhdukur
është fshehur mes
pemëve tinës
për të na u
shfaqur nga lart në ajër
si reklamë
gjigante e firmës “Lines”
Si shitës
ambulantë vërvitet njerëzia
për të shitur “ ide”
si plaçka të vjetra
të përunjur, pëllumba
i gjen dita
preh e lehtë për
skifterët me kthetra
Për t’i mbledhur të gjithë tok
për të brohoritur
me rrofsh dhe aman
me zërat e ngjirur nga ekstaza
për politikën
veten ta bëjnë kurban.
Letër nga Londra
Nen mjegullen e ngrire,
ne terr te pabuje, silueta
navigojne,
drejt udhes se hekurt, krahet shtrire,
te djelen, akoma pa drite, sklleverit
marshojne.
Te prere, te lodhur e te
pagjume,
perzjere me pijanec e qen ne nje
turme,
te mbeshtjelle, kokeulur shkojne ne
pune,
sikur shpresen jua ka marre dikush me
dhune.
Dhe shtyhen, peshtyhen e
shahen nen buze,
te lidhur nga fati me te hekurtin
"terkuze",
nje rruge, nje linje, nje klase
poliglote,
nje shoqerie shfrytezuese, te njeten
enderr idiote!!
Letër (e vjetër) nga Napoli
I ulur buze detit,rri i menduar,
pranë detit qe na ka ndarè.
i mbushur me mall,si i hutuar,
mendoj,sa kohe u bene pa parè
Ne dore kam një shishe,
ne gjoks një zemër thyer,
dua te jem,pranë jush njerëz qe ju kam dashur,
madje,dhe pranë atyre qe dikur kam urryer
Ne çdo gllënjke kërkoj lehtësimin,
(lehtësi që s’më dhanë as lotët,qe tashme janë tharè)
ulëras si i çmendur për te shfryre hidhërimin,
mendoj,sa kohe u bene .......pa parè??
---------------------edi---------napoli.....korrik '93
I ulur buze detit,rri i menduar,
pranë detit qe na ka ndarè.
i mbushur me mall,si i hutuar,
mendoj,sa kohe u bene pa parè
Ne dore kam një shishe,
ne gjoks një zemër thyer,
dua te jem,pranë jush njerëz qe ju kam dashur,
madje,dhe pranë atyre qe dikur kam urryer
Ne çdo gllënjke kërkoj lehtësimin,
(lehtësi që s’më dhanë as lotët,qe tashme janë tharè)
ulëras si i çmendur për te shfryre hidhërimin,
mendoj,sa kohe u bene .......pa parè??
---------------------edi---------napoli.....korrik '93
Nga Eduard Rustemi
Letër nga Tirana tjetër
Përse të flas?
E ç’mund t’i shtoj më tepër
Letrës tënde bardhë e zi.
Tirana ime është e njëjta,
Siç the një javë më parë dhe ti.
Asgjë nuk ka ndryshuar,
Madje hiç!
Sahati prapë pa vizitorë mbet,
Dhe Skënderbeu është tretur,
Në shpatë nuk i qëndron më asnjë shpend.
Unë jam i njëjti, ç’të të them më tepër?
Ti po i njëjti, dhe kjo s’do shumë mend,
Monotonia nuk po gjen dikë tjetër,
Ka kapur seriozisht këtë bythë vend
Përse të flas?
E ç’mund t’i shtoj më tepër
Letrës tënde bardhë e zi.
Tirana ime është e njëjta,
Siç the një javë më parë dhe ti.
Asgjë nuk ka ndryshuar,
Madje hiç!
Sahati prapë pa vizitorë mbet,
Dhe Skënderbeu është tretur,
Në shpatë nuk i qëndron më asnjë shpend.
Unë jam i njëjti, ç’të të them më tepër?
Ti po i njëjti, dhe kjo s’do shumë mend,
Monotonia nuk po gjen dikë tjetër,
Ka kapur seriozisht këtë bythë vend
Nga Ardit Rada
Letër nga Berati
Qyteti, ngjyrat e tij, rrugët,
kalldrëmet treten dhe ndiej se turma,
ajo pjesë e rrezikshmërisë sonë
të përditshme,
shuhet në misterin e kohës,
këtij gjykatësi të rreptë,
që garanton humbjen tonë
(njerëzore),
duke përjashtuar ata që besojnë,
veprojnë mirë dhe e porosisin
njëri-tjetrin
në vërtetësi dhe në durueshmëri.
Unë dhe qyteti jemi antipod të njëri-tjetrit:
Unë dhe qyteti jemi antipod të njëri-tjetrit:
ai ndëshkimi im dhe unë molepsja
e tij.
Rrugët dhe trotuaret më bëjnë të ndihem një mjeran i nëmur.
Agu i agimit, me diellin që shndërrin përmbi re
Rrugët dhe trotuaret më bëjnë të ndihem një mjeran i nëmur.
Agu i agimit, me diellin që shndërrin përmbi re
e madhështinë e tij që shtrin
krahët përmbi qytet, më tmerron.
Bulevardi së bashku me ata vdekatarët e rëndomtë (njerëzit?!)
Bulevardi së bashku me ata vdekatarët e rëndomtë (njerëzit?!)
që parakalojnë përmbi të, si të
ishte një karantinë,
si ajo e “Verbërisë”, më bën të
ndihem një kufomë e gjallë,
një ndyrësirë e çrregullt dhe e
dështuar e qytetit.
Mu shpif ajo pjesë e qytetarisë (sikur qytetaria të mos kishte asfare lidhjeje me qytetërimin!!!),
Mu shpif ajo pjesë e qytetarisë (sikur qytetaria të mos kishte asfare lidhjeje me qytetërimin!!!),
që jeton si sekt i molepsur dhe
i mbyllur brenda vetvetes,
ku mund të depërtosh, aq sa mund
të futet deveja në vrimën e gjilpërës,
sa më bën t’ia mbath një sahat e
më parë prej qytetit.
Të gjithë ata profesorë, doktorë, avokatë,
Të gjithë ata profesorë, doktorë, avokatë,
gazetarë, poetë, shkrimtarë, bankierë, e
lloj-lloj dështakësh,
më bën të mendoj se qyteti është
i mjerë si unë,
duke më ftilluar se ai, Odin
Monvalseni i shkretë,
e kishte bajagi mirë, kur pretendonte se ishte
danez.
Ideja se shkaku i trishtimit tim
është qyteti,
për një çast rrokapjekthi më hedh tej një
ëndrre naive.
I mvesh qytetit atë petk
I mvesh qytetit atë petk
kur ai ishte “vetvetja” (nëse ka
qenë ndonjëherë i tillë!),
fundshekulli XVIII dhe fillimshekulli XIX,
garat e poezisë buzë lumit,
Nezimi, Naibi, Kurt Pasha,
Vrionasit, e deri tek Buharaja,
mbiemri i të cilit,
sipas një gojëdhëne, vjen prej
persishtes që flitej aq bukur në fisin e tij,
porsi në Buharanë e dikurshme,
dëshira për njohje të të cilit
edhe sot e kësaj dite
më shpërfaqet si një dëshirë
subkoshiente.
Në këtë qytet kurrë nuk mund të jesh vetja,
Në këtë qytet kurrë nuk mund të jesh vetja,
ngase përherë e sheh veten të vetmuar,
të mbushur përplot me mendime, sa ndonjëherë
ajo të duket
si “rasti Shreber” i Cannetit,
një donkishot modern, i
pafuqishëm dhe i përjetshëm,
duke e kuptuar se ky qytet ka
dobësi për njerëz si ty.
Nga Namir Lapardhaja
Letër nga Forlì
Ja dhe unë po ju shkruaj
si te tjerë nga vend i huaj
te me ndjeni, me "te dashur" s'kam filluar
po shpejt jam nxituar
e para se te harroj
nga Forlì, një dite te mire ju uroj
Mu këtu afër ne një fshat
lindi dikur një Duce i zi
e për kontrast politikisht
ne zemër te se kuqes Romanje
siç njihet zakonisht
zi e kuq , kuq e zi
here me zë , here pa te
bëjnë dhe këtu histori
e ç’t’u them ne këtë dite te ftohte
nga ky vend kuq e zi
thonë gazetat neper rruge
vjedhjet shtohen për çdo dite
e i pari i qytetit, ndihme
i ka kërkuar deri ministrisë
thonë një tharje po kanoset
Krishtlindjet pa ujë , do djallosen
po për mua s’është e re...
atje ne token e kastrioteve
qe nga bollëku i krojeve emrin ka
me pagure ne krahë dikur
lëvizjen e "legenit" e kam provu
hej dreq si për habi
dhe Kastrioti është kuq e zi
si te tjerë nga vend i huaj
te me ndjeni, me "te dashur" s'kam filluar
po shpejt jam nxituar
e para se te harroj
nga Forlì, një dite te mire ju uroj
Mu këtu afër ne një fshat
lindi dikur një Duce i zi
e për kontrast politikisht
ne zemër te se kuqes Romanje
siç njihet zakonisht
zi e kuq , kuq e zi
here me zë , here pa te
bëjnë dhe këtu histori
e ç’t’u them ne këtë dite te ftohte
nga ky vend kuq e zi
thonë gazetat neper rruge
vjedhjet shtohen për çdo dite
e i pari i qytetit, ndihme
i ka kërkuar deri ministrisë
thonë një tharje po kanoset
Krishtlindjet pa ujë , do djallosen
po për mua s’është e re...
atje ne token e kastrioteve
qe nga bollëku i krojeve emrin ka
me pagure ne krahë dikur
lëvizjen e "legenit" e kam provu
hej dreq si për habi
dhe Kastrioti është kuq e zi
por e kuqja po vegohet
nga tym-gëlqerja vetëm zi projektohet
nejse se kjo është gjë me vete
e ky "rrjeti" sot m'kujton
veç një , një Mëvetesim
qe dikur shpalli një popull trim
trim ne trup e trim ne mendje
nga tym-gëlqerja vetëm zi projektohet
nejse se kjo është gjë me vete
e ky "rrjeti" sot m'kujton
veç një , një Mëvetesim
qe dikur shpalli një popull trim
trim ne trup e trim ne mendje
trima t'tillë sot kërkojmë me
endje.
Nga Ardiana Vogli
Kto malet qe po me rrethojnë
kto malet po me mësojnë
me japin mësimin e jetës
ki kujdes nga te tjerët por trembu vetes
ec gjithmonë me kokën lart
por shiko gjithmonë ne mënyrë te qartë
kemi lind ne ktë vend
nuk do e harrojmë si ne burg si ne kuvend
na kanë lan shumë fjalë te vjetrit
un për kte i them faleminderit tim gjysh Pjetrit
respekto natyrën qe te rrethon
se ne natyrë linde dhe aty po shkon
ky vend ka ditën edhe natën
ne kemi bukën dhe spatën
shohim larg fal kti horizontit
ulemi kam kryq e i falemi edhe Zotit
e mira dhe e keqja, nata dhe drita
fal Zotit zgjidhjen ma mësoj Mirdita
kto malet po me mësojnë
me japin mësimin e jetës
ki kujdes nga te tjerët por trembu vetes
ec gjithmonë me kokën lart
por shiko gjithmonë ne mënyrë te qartë
kemi lind ne ktë vend
nuk do e harrojmë si ne burg si ne kuvend
na kanë lan shumë fjalë te vjetrit
un për kte i them faleminderit tim gjysh Pjetrit
respekto natyrën qe te rrethon
se ne natyrë linde dhe aty po shkon
ky vend ka ditën edhe natën
ne kemi bukën dhe spatën
shohim larg fal kti horizontit
ulemi kam kryq e i falemi edhe Zotit
e mira dhe e keqja, nata dhe drita
fal Zotit zgjidhjen ma mësoj Mirdita
Nga Emiljan Tokrri
Letër bukurisë nga nata e "bardhë” e Tiranës
Bukuri,
kjo natë s’është e denjë,
e
bardha gënjen, s’janë ato ngjyra,
por
ca manekyra, prerë si nën shi,
që
rrugët e Tiranës i veshin me gri.
Gjithë
nata e natës, duket shkretëtirë,
këmbët
sa u lodhën, hapa kundërshtuar,
nuk kthehen dot, kur s’kishin për të
shkuar.
mendje
e shkalluar, bardhësi e pashtruar.
Bukuri,
kish vetëm re të hirta, ca gjoja petrita,
që
thonë e përsërisin fraza delikate,
dhe
fundosen hidhur në detin e zhgënjimit,
duke
pirë në mjegull gotën e bardhë të mashtrimit.
Nga Isidor Koti
Letër nga Tirana
Letër nga Tirana
Turma te shkujdesura si milingonat para shiut
si pëllumbat qe presin thërrime
te hallakatura e zgjidhur si tespihet
njerëz mbathur me çizme te pluhurosura ne vere ne dimër çizme
balte
ajër pa oksigjen thithin mushkëritë e bukosura
asfalti si rërë shkretëtire qe shpirtin kall
dëgjohet një këngë diku ne mëhallë
një zë këndon te mbaje lumturinë gjalle
Nga Bilbil Beqiri
3 comments:
Letër (e vjetër) nga Napoli:
i ulur buze detit,rri i menduar,
prane detit qe na ka ndarè.
i mbushur me mall,si i hutuar,
mendoj,sa kohe u bene pa parè
ne dore kam nje shishe,
ne gjoks nje zemer thyer,
dua te jem,prane jush njerez qe ju kam dashur,
madje,dhe prane atyre qe dikur kam urryer
ne cdo gllenjke kerkoj lehtesimin,
(lehtesi qe s'me dhane as lotet,qe tashme jane tharè)
uleras si i cmendur per te shfryre hidherimin,
mendoj,sa kohe u bene .......pa parè??
---------------------edi---------napoli.....korrik '93
Letër nga Tirana tjetër
Përse të flas?
E ç’mund t’i shtoj më tepër
Letrës tënde bardhë e zi.
Tirana ime është e njëjta,
Siç the një javë më parë dhe ti.
Asgjë nuk ka ndryshuar,
Madje hiç!
Sahati prapë pa vizitorë mbet,
Dhe Skënderbeu është tretur,
Në shpatë nuk i qëndron më asnjë shpend.
Unë jam i njëjti, ç’të të them më tepër?
Ti po i njëjti, dhe kjo s’do shumë mend,
Monotonia nuk po gjen dikë tjetër,
Ka kapur seriozisht këtë bythë vend.
Ju faleminderit miq. Letrat jane vertete shume te çmuara pasi tregojne vertete pjese te jetes,momenteve dhe ndjenjave tona.
Post a Comment