Një femër,
kumt i shpërndarë
në kujtesën e ajrit
e pakurorëzuar
kurrë lugjeve të vetëdijes
s’i mjaftojnë as
kurmi i gjatë
as vështrimet këmbëngulëse
të rifitojë gjuhën
bindëse
të nektarpirësve
Flokët e shpërndarë
në nënkresën e bardhë
ndërsa pret
Agamemnonin
prej banje të dalë
parathonë më
tepër se fjalët e belbëta
ngjarjet që më
pas vazhdojnë
ngjarjet që mes
kujtimesh drithërojnë
S’kalon shumë
kohë
dhe gjithandej
dëgjohen marrina
që shushurijnë si
pemë netëve dimërore
“Fry moj erë e
malit
merri mend djalit
Fry moj erë e
fushës
merri mend çupës
Fry moj erë e
çmendur
dhe më thuaj se
ç'di?
Tiranë 2004
No comments:
Post a Comment