W.H.Auden dhe arti poetik
Poeti dhe esesisti i njohur
anglez Wystan Hugh Auden(1907-1973),është i njohur si përfaqësues i “the Age of
Anxiety”-Epokës së Ankthit,një emër të cilin ia dha vetë një nga rrymave të poezisë
angleze të viteve 30’.Kjo epokë është shumë interesante në historinë e letërsisë
angleze pasi përforcon modernizmin si rrymë letrare por dhe e pasuron me
figuracion, ironi dhe simbole të shumta. Audeni-i mund të konsiderohet si një
nga poetët dhe studiuesit më me fat të kohës sepse jetoi aq gjatë sa të
shikonte që influenca e tij në poezi ishte shumë e gjerë dhe e madhe, epoka në
të cilën krijoi të bëhej e njohur si Epoka e Audenit.
Auden-i lindi në York,një qytet në veri të
Anglisë afër qytetit Leeds.Ai ishte djali i një doktori dhe një infermireje të
cilët e inkuruajuan atë në interesin e tij të hershëm në shkencat inxhinierike.Gjithsesi
ky nuk do të ishte drejtimi që Auden-i do të ndiqte në jetën e tij pasi në
adoleshencë ai zbuloi “nektarin e ëmbël të poezisë” dhe qysh atëherë filloi të
studiojë me një sy analitik,të gjitha format e poezisë qe nga Chaucer-i dhe në
vazhdim.Kur arriti moshën madhore për tu pranuar në fakultet,Audeni hyri në
Oxford,ku ai ndihej më shumë një mësues sesa student dhe shumë shpejt rreth tij
u mblodhën të tjerë poetë të rinj,të cilët e pranuan si udhëheqësin shpirtëror
të tyre.
Auden-i si një poet ishte e vështirë për
ta klasifikuar dhe kështu vazhdon të jetë dhe sot e kësaj dite.Është e njohur
se shumica e poetëve të çdo gjenerate kanë prodhuar vepra individuale me të
cilat mirë a keq janë identifikuar më vonë, mirëpo Auden-i është një veçanti në këtë
drejtim sepse pavarësisht larshmërisë,formës së shkëlqyer dhe variacionit
formal të poezive të tij,lirikat oratoritë dhe baladat janë të prirura për tu
lidhura bashkë sesa të qëndrojnë në mënyrë të pavarur si poezi artistike më
vete.Për këtë arsye Auden-i shpesh vlerësohet nga kritika si një autor i
poezive të veçanta sesa krijuesi i një klime në të cilën të gjitha detajet
Audeneske lulëzojnë në një atmosferë të veçantë të saj.
Audeni-i la gjurmët e veta të
pashlyeshme në poezinë e viteve 1930’,duke qenë përfaqësuesi kryesor ndërmjet
një grupi briliant poetësh që përfshinte Stephen Splender, Louis MacNeice dhe
Cecil Day Lewis. Vitet 30’ ishin të ngarkuar me shumë emocione,ideologji dhe konflikte
që shumë shpejt do përfshinin Europën.Audeni-i
duke qenë një natyrë e brishtë i shokoi bashkombësit e vet kur në vitin kritik
1939, kur divizionet e Hitlerit ishin duke marshuar në Poloni duke provokuar në këtë mënyrë Luftën e Dytë Botërore,ai
vendosi emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në fakt ky vendim u morr,për
t’iu përgjigjur ftesës që i ishte bërë nga Universiteti i Miçiganit për të
zgjedhur një lëndë për të dhënë leksione.Në një sens më të gjerë Auden-i duket
se e ndjente se rritja e Fashizmit, e bënte luftën në Europë të pashmangshme
dhe shanset e tij për të shijuar lirinë krijuese bëheshin më të pakta,keshtu
nqe emigrimi në Amerikë i jepte një zgjidhje këtyre problemeve.Ai fitoi nënshtetësinë
amerikane më 1946.Kjo është një nga arsyet që shpesh emrin e tij e gjejmë në të
dyja antologjitë-Amerikane dhe atë Angleze.
Në vitet në vazhdim Audeni-i jetoi më shumë në
New York,duke i kaluar stinët e verës në Kirchstettten në Austri në një shtëpi
të blerë më 1957 me kursimet nga turet poetike që ndërmerte në Europë.Kjo
shtepizë e vogël jo shumë larg nga Viena i siguroi atij jetën private dhe mundësinë
për të përjetuar kulturën e Evropës Qendrore. Në Angli,emigrimi i Auden-it në
Sh.B.A u konsiderua një “dezertim” në mos një tradhëti e hapur.Gjithsesi
bashkëkombasit e tij përfundimisht i uruan atij mirëseardhjen fillimisht duke e
zgjedhur Profesor të Poezisë në Oxford dhe më vonë duke ia bërë të mundur për
të banuar në kampusin universitar të Christ Church College si i ftuar nderi ,sa
herë që vinte në Angli.
Poezi të përkthyera
QYTETARI I PANJOUR
Për
JS/07/M/378
Ky monument i mermertë
Është ndërtuar nga shteti
U vërtetua nga Byroja e Statistikave të ishte,
Person ndaj të cilit asnjë ankesë zyrtare s’kishte,
Të gjithë raportet për sjelljen e tij bien dakort
Se,në kuptimin modern të një fjale të vjetër ,ai ishte një shenjtor,
Dhe në çdo gjë që bëri i shërbeu Komunitetit Madhor.
Përveç kohës së luftës ,gjer ditën që u pensinua
Punoi në fabrikë dhe kurrë nuk u pushua,
I kënaqte punëdhënësit e tij,Kompaninë Motorike të Gënjeshtrave
Sidoqoftë s’ishte grevëthyes apo i çuditshëm në idetë e veta,
Për të Sindikata raporton se
paguante rregullisht çdo kuotë,
(Raporti ynë mbi Sindikatën tregon se ai ishte raport i fortë)
Dhe punonjësit tanë Psiko-Socialë zbuluan
Se ishte popullor me kolegët dhe i pëlqente të kthente një gotë.
Shtypi është i bindur se e blinte një gazetë përditë
Dhe se reagimet e tij ndaj reklamave ishin normale në çdo pikë
Kërkimet e ndërmarra rreth emrit të tij provojnë se ishte tërësisht i siguruar,
Dhe kartela e tij shëndetsore tregon se ishte njëherë në spital por doli i
shëruar
Të dy,Kërkimi i Prodhuesve dhe Jetesa e Standartit të Lartë deklarojnë
Se ishte shumë i ndjeshëm ndaj Planit së blerjeve me Këste
Dhe kish çdo gjë të nevojshme për një Njeri Modern,
Një gramafon,radio,makinë dhe një frigorifer
Studiuesit tanë të Opinionit Publik janë të kënaqur
Se mbante opinionet e duhura për
gjithë vitin;
Kur ishte paqe, ishte për paqen;kur ishte luftë, ndiqte konfliktin
Ishte i martuar dhe popullsisë i shtoi
pesë femijë
Për të cilin,Eugjenisti ynë thotë se ishte numri i duhur për një prind të
gjeneratës së tij
Mësuesit tanë raportojnë se kurrë nuk u ndërhyri në arsim
A Ishte ai i lirë?A ishte i lumtur? Pyetja
është pa kuptim:
Ne sigurisht do ta kishim dëgjuar,nëse kish pasur ndonjë gjë gabim.
Muzeumi i
Arteve të Bukura
sa mirë e kuptonin pozicionin e saj njerëzor;si
ngjan
Ndërsa dikush është duke ngrënë,
hapur një dritare apo duke ecur mërzitshëm matanë;
Si ndodh,kur të moshuarit që janë duke pritur të përdëlluar,plot durim
për lindjen e mbrekullushme, gjithmone aty do të
jenë
fëmijët të cilët s’do të donin veçanrisht që ajo të ngjajë,duke rrëshqitur
në një pellg ndanë pyllit:
ata kurrë nuk harrojnë
se dhe theroria më e tmerrëshme duhet të përfundojë
disi në një qoshe,në ca vende rrëmujë
ku qentë vazhdojnë qenësisht të jetojnë dhe xhelati
i kalit
gërvisht të pasmen e tij të pafajshme pas një peme.
Në pikturën e Brugelit,Ikarius,p.sh: ndodh që çdo gjë largohet
tërësisht ngadalë nga fatkeqësia:bujku mund
të ketë dëgjuar spërkatjen,britmën e braktisur
por për të nuk ishte një një rënie e
rëndësishme:dielli ndriçonte
ashtu siç duhej në këmbët e tij të bardha që zhdukeshin në
Ujin e gjelbër;
dhe anija luksoze dhe hijshme që duhet të ketë parë
diçka të mbrekullushme, një djalë që binte lart nga
qielli
kishte diku të shkonte dhe qetësisht lundronte.
Epitaf për një Tiran
Përsosmëri,e një lloji,ishte çfarë ai la pas
Dhe poezia që ai krijoi ishte e lehtë për t’u
kuptuar;
E njihte gabimin njerëzor pa mas.
Dhe për ushtritë dhe flotat ishte shumë i
interesuar
Kur qeshte,senatorë të nderuar shpërthenin në gaz;
Kur qante, fëmijët e vegjël vdisnin rrugëve të
tmerruar.
No comments:
Post a Comment