Përmbi
Tepelenë
ç’ma kishe shtëpinë
emrin se ç’ta thoshin
Rinë, moj Katerinë
Rinë, moj Katerinë
Nga zëri i kokoshit
ta gjeta avllinë
emrin se ç’ta thoshin
Rinë, moj Katerinë
Rinë, moj Katerinë
Këngë e vjetër qytetare tepelenase
Thanë e çnuk thanë
se udhën për
Tepelenë
e merrje vetëm për
mua
se vajza e
pashait s’të mbante dot
se s’qe e zonja
të shuante zjarret e tua...
se tek unë vetëm
tek unë
gjeje qetësi
se kur pije
bashkë me besnikun Thanas
më kërkoje dhe
betoheshe
e stërbetoheshe
se do i lije të gjitha
për të më ardhur
pas
se edhe pse isha
martuar prapë dije
të ma gjeje
shtëpinë
se i njihje të
gjitha mëhallët
se i njihje zërat
të gjithë kokoshëve
kur këndonin
se i do i varje
të gjithë kodoshët
që mua më
vardiseshin
se për ty unë
isha gjithçka...
dhe unë të
besova, o dreq sa të besova,
të besova si
atëherë kur vareshe mureve të kalasë
dhe vijë në
lagjen tonë
të na shikoje në
kishë
kur faleshim e bënim kryq
kur faleshim e bënim kryq
e më hidhje
trëndafila nga larg
e më betoheshe se do të shkeltë këmba ime
do bëheshe baltë
të besova si
atëherë kur më shkruaje me pusulla
Katerinë ,
Katerinë do të bëj zonjë
me një tufë
fëmijë të ma mbushësh shtëpinë
Përmbi Tepelenë
ma dhe puthjen e parë
nën guvat e
kalasë fjetëm si burrë e grua
dhe u betove o
Zot sa u betove
për Krisht e
Muhamet
se do ishim
gjithmonë bashkë në këtë jetë...
Të prita mote ,
të prita një jetë
por ti ikje dhe
vrapoje si i marrë
pas parasë dhe
lavdisë
e s’pyesje për
asnjë nga në vërdallë
prit të fitoj
këtë luftë, prit të mund Filan Pashanë
por unë e dija ,
shumë mirë e dija
ashtu si dhe ti e
dije se sevdaja për ty ish një mjet
të ngjiteshe lart
e më lart deri në retë
ndaj unë s’pyeta
dhe në krahë të tjerë gjeta dashurinë
dhe ti tërë jetën
rendje pas dhe më dërgoje fjalë
se më deshe e do
më deshësh sa të jesh gjallë
Ndaj urdhërove
saxhexhinjtë
në një natë kur
shpirti të dhembte
të më bënin këngën
e zonjës Katerinë
që në gaz e hare
të më kujtoje gjithmonë në Janinë
dhe të gjithë gënjehen
dhe kujtohen se shpirtin
jep për Vasiliqinë
por zemrën unë e
di se e ke tek mua
Zonja Katerinë
se asnjë femre
tjetër këngë s’iu këndua
në Tepelenë si
mua
se për ty kam
mbetur e para grua
ku kokën
mbështesje dhe bëje plane
sesi të shkoje
deri poshtë në Atikë
sesi ti përfshije
në një shtet shqiptarë, grekë
vlleh e
arixhinjtë
Unë e di se kjo ëndërr
që veç vetes ia ka thënë
dhe veç Haxhi
Shehreti e di
po ta ha kokën
tani
kur të janë
vërsulur të gjithë të të copëtojnë
por ata harrojnë
, sa shumë harrojnë
se e në vdeksh
fara që ke mbirë
nuk thahet kollaj
se kush të ka
njohur
gjithmonë do
vrapojë pas saj
për këtë arsye
dhe unë të fal
me gjithë
dhimbjet që më ke sjellë
me gjithë
shqetësimet që më ke ndjellë
për atë kala,
Vjosë,Golik dhe lëndina
ku shkelëm bashkë
në dashurinë e parë
e jotja përgjithmonë
Katerina
Tiranë 07.01.2011
No comments:
Post a Comment