Në datën 6 janar ishte 130 vjetori i lindjes së
Fan Nolit, këtij kolosi të kulturës shqiptare. Nëse gjatë një bisede me
Konicën, Noli dhe Konica nuk kishin se me çfarë të krenoheshin sepse kultura
politike dhe shoqërore ishte varfër përpara tyre, sot ne kemi mundësi që sa
herë flasim për nocione të tilla të sjellim ndërmend figurën e këtyre dy
kolosëve, por veçanërisht të Fan Nolit për veprën e gjithanshme të tij. Emri i
tij Theofan (gr shfaqja e Zotit) shënjoi mesa duket në mënyrë të pashmangshme
dhe shfaqjen e tij në qiejt e trazuar të ringjalljes së kulturës dhe politikës
shqiptare. I dëshiruar dhe i anatemuar, i përgëzuar dhe i hidhëruar gjatë jetës,
fati i tij nuk mund t’i shpëtonte fatit të gjithë atyre që kanë pasur si qëllim
të jetës së tyre idealizmin se një ditë Shqipëria do të bëhet. I nderuar
thellësisht pas vdekjes nëpër përvjetorë por i nderuar shumë pak në kulturën
urbane të qyteteve tona. Sot monumenti i tij qëndron i strukur në një shkollë që
mban emrin e tij si për të dashur për ta fshehur, kurse një palo bust tek Akademia e Shkencave që e
paraqet më tepër si boksier sesa si mendimtar nuk mund t’u japë brezave të rinj
vizionin e gjerë të këtij njeriu që shtrihej që nga përkthimi dhe interpretimi
i Biblës dhe ungjijve, e deri tek jeta dhe muzika e Bethovenit, nga krijimi i
Kishës Autoqefale Shqiptare e deri tek përkthimi i Shekspirit, Servantesit,
Bodlerit etj.
Pak më tutje shkollës që struk monumentin e tij
ndoshet ngrehina e papërfunduar e Katedrales së Tiranës, në të cilën ashtu si
dhe në kishat e tjera ortodokse në Shqipëri mesha do të mbahet në më të shumtën
e rasteve greqisht, një gjuhë që Fan Noli e adhuroi si studiues por dhe ia hoqi
statusin e privilegjuar kishtar të liturgjisë mes besimtarëve shqiptarë pasi më parë u shpjegoi shqiptarëve me punën e
tij titanike se Zoti i kuptonte lutjet e tyre dhe në shqip. Kur e pyesnin sa
ishte gjallë se kush ishte vepra e tij më e madhe, ai gjithnjë përgjigjej themelimi
i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare
edhe pse vepra të tjera të tij ishin po aq të mëdha në kulturën shpirtërore
dhe materiale të shqiptarëve. Ndaj nëse vërtet shqiptarët dëshirojnë që ta nderojnë
kujtimin e tij nuk është nevoja që dërgojnë buste deri në Ibrik Tepe, sepse në
fakt pasardhësit e tij jetojnë në Evro në Greqi të përndjekur nga i famshmi traktat i shkëmbimit
të popullsive që bënë mes tyre “allerfiat” grekë me “burazerët” turq në vitet
20’, as simpoziume dhe dhënie emri të tij institucioneve por respektimi i
kanonit kishtar të Kishës që ai themeloi dhe me përzgjedhjen e një kleriku
shqiptar në krye të saj. Kjo është sfida e shoqerisë shqiptare dhe e klasës politike
që guxon dhe përdhos amanetet e shtrenjta të një prej krijuesve të Shqipërisë
sepse është për të ardhur keq që ata etër paskan mbetur fare pa bij, apo janë
bij të adaptuar që vuajnë nga kompleksi i etërve? Noli që në gjallje sikur ta
kuptonte se mbi këtë vend do kalojnë shumë hidhërime dhe poshtërime të veprës së
tij dhe miqve të tij na ka lënë një poezi të shkëlqyer që të trondit dhe sot për
fjalët e goditura dhe aliteracionin e gjetur:
Marshi i Barabbajt
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Stroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
No comments:
Post a Comment