Vajzë e bukur në
dritare
e strukur pas një
xhami të trashë,
të lëbyrtë
të endur mes
djersësh
të punëtorëve
emigrantë
në një fonderi të
largët në Evropë
ku njerëzit ngrihen
dhe flenë
me halle e
probleme të tjera
krejt të kundërta
nga ato të tuat
që ti s’ke nga ti
dish
as mund ti mendosh
sepse ti rri tërë
ditën aty
strukur pas
kanatash të ftohtë
aspak mikpritës e
refuzues
ndaj këmbënguljes
sime për të folur
Vajzë e bukur në
dritare
që vështrimin hedh përmes xhamave
si pa të keq
mes zogjve që
vizaton me frymën tënde
ka dhe zëra dhe dëshira
që duhet të
marrin jetë
ka dhe brymë mëngjesore
që mua
s’më tulat as
ngricë mbasditje që
të më largojë
pa ta rrëmbyer një
buzëqeshje
në fytyrën tënde
të trëndafiltë
pa parë njëherë gropëzat
e tua
që të krijohen
kur qesh
Vajzë e bukur ti
s’mund të vazhdosh
të rrish vetëm aty
në dritare
pas atij xhami të
lëbyrtë
sepse ti duhet të
fillosh të njohësh
botën vërdallë
sepse duhet që zogjtë
e vizatuar
me frymën tënde
të fluturojnë
drejt dëshirave të
tua
Vajzë e bukur
e strukur pas
kanatash të ftohtë
hape dritaren!
No comments:
Post a Comment