Thursday, 23 February 2012

Muzg



Dita u përgjak
tutje në sfond
si mjekra e rallë
e fatkeqit Don Kishot

Parku ulëriti si bishë
që me mish u vel
i shndërruar nga vjeshta
në një luan krifeverdhë

Hëna ethshëm feksi
si vedër e mbushur buzë për buzë
Hijet e pemëve u stërgjatën
tutje në horizont në muzg

Dita ishte thyer si kristal
Oh, nga ajo skish mbetur gjë
një natë e bardhë kish mbuluar horizontin
me ankthin e asaj që ikën e s’kthehet më ...



No comments: