Sunday, 26 February 2012

Minjtë e Titanikut





S’është e vërtetë që Titaniku
nga një ajsberg u fundos
ishin minjtë që brejtën hambarin
e ujët u fut përposh

S’është e vërtetë që SOS-in e tij
asnjë anije se dëgjoi
të tillë nuk pati kurrë
se aparati nuk funksionoi

Ish prishur nga minjtë ca ditë më parë
tek bridhnin në kuvertë lirisht
askush s’u tha atyre asnjë fjalë
tek ecnin kuvertës qetësisht

Barkat e shpëtimit qenë larguar
se minjtë litarët kishin këputur
nata e përmbytjes qe nata e minjve
dhe jo nata e fatit të humbur

Dhe kur anija u fundos
në hapësirat e pafund të oqeanit
minjtë shpëtuan të gjithë
duke lundruar nëpër copat e akullit

E nuk ngrinë, jo aspak
u sulën kontinenteve masivisht
Ti jepnin vetes shanse të reja
e botës fatkeqësi sërish 


No comments: