Para meje qëndron
një fjalë e vështirë
Më duhet të vrasë mendjen për ta gjetur
Enigma kënaqet pa masë
kur më shikon të ligur,
të munduar të tretur
E gjej ! Konturoj në mendje ditë të bardha
Enigma nxihet, neveritet
e përnjëherësh nxjerr
katrorin e zi
më jep një të panjohur të re
e si korb qesh me kënaqësi
Troshitem, shtrohem në spital. Bëj llogari
ditët e bardha
gjysma e jetës më
ka shkuar duke gjetur enigma të gjata
Enigma gajaset, krakërin
e më dërgon katrorë të zinj
ëndrra-arkivole të dëshirave
të mia
Nuk trembem. Marr frymë thellë dhe shënoj
germat
në katrorët e
bardhë, duke pirë qetë-qetë një cigar.
No comments:
Post a Comment