Një nga përfaqësuesit
më të mëdhenj të elitës arbëreshe është padyshim Jeronim De Rada që
ndryshe nga paraardhësit e vet jo vetëm pati meritën që hapi siparin e Romantizmit
në letërsinë shqipe me veprën e tij “Këngët e Milosaos” 1836, por për herë të
parë e integroi letërsinë e një komuniteti të vogël në rrjedhat europiane të
kohës.
Saturday, 30 January 2016
Monday, 25 January 2016
Fryma Kombëtare e Kongresit të Parë Bektashian.
Situata fetare në Shqipëri në prag të zgjimit kombëtar
ishte pothuajse shumë e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera ballkanike apo dhe
vendeve të tjera të Evropës Juglindore . Pushtimi otoman kishte sjellë një faktor tjetër në skenë përsa i përket
situatës fetare në Shqipëri. Në fillimin e shekullit të XVI filloi procesi i
Islamizimit të një pjese të popullsisë. Megjithëse ky konvertim nuk ishte masiv
në fillim( sipas një raporti që dokumenton vizitën e Marino Bizzi,
arkipeshkopit të Tivarit në 1610 ,përmendet se “vetëm 30% e popullsisë ishte konvertuar në besimin Islam”[1],
ky numër do të rritet në mënyrë të ndjeshme në shekujt e XVII dhe XVIII.
Sunday, 24 January 2016
Shtegtari romantik në Shqipëri
Poeti
i madh romantik anglez George Gordon Byron, gjatë vizitës së tij në
Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, mori si kujtim nga ato vise
një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e
këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips
që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin
shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”
(Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti
u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në
Athinë.
Friday, 22 January 2016
Thursday, 21 January 2016
Rizbulimi i Shqipërisë në fillimin e shekullit të XIX.
Nëse e postulojmë
“zbulimin” e Ballkanit në një moment historik relativisht mjaft të vonë kjo nuk
do të thotë se dëshmitë dhe përshkrimet e udhëtarëve kanë qenë dukuri që u
shfaq vetëm mbas shekullit të XVIII. Shumë nga dëshmitë e mëparshme sidomos nga
ato që janë hartuar nga vrojtues politikë , nga oficerë të shërbimeve sekrete e
nga diplomatët kanë qenë shpesh herë fryt i vështrimeve më të mprehta dhe më të
informuara se disa nga dëshmitë e udhëtarëve të mëvonshëm.
Tuesday, 19 January 2016
Dilema midis realitetit dhe artit
Arti
dhe realiteti nuk janë gjithnjë dy anët e ngjashme të një medalje. Është mjaft
e njohur hendeku i madh midis realitetit dhe artit si krijimtari e veçantë.
Platoni, shumë shekuj më parë në veprën e tij “Republika” i përjashtoi poetët
pasi sipas tij me artin e tyre korruptonin ndjenjat e publikut. Nuk e di se
çfarë do të shkruante për piktorët , por ajo që mund të vihet re është se kur
lexon libra të autorëve që përshkruajnë mesjetën e sidomos Stephan Cvajg te
“Magelani”, me popullsinë që nuk njihte se ç’ishte sapuni e me kushte
higjienike të vështira, por në të njëjtën kohë kundron artin figurativ të
Rilindjes Evropiane, gjithë ngjyra pasionante, pastërti dhe jetë, realizon se arti vërtetë ka shërbyer si
“mburojë” për të paraqitur botën si duhet të ishte.
Monday, 18 January 2016
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, princi evropian i Arbërisë...
Skënderbeu
ishte një Princ i mesjetës, njëlloj si princërit evropianë që analizon filozofi
italian Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Gjergj Kastrioti lindi
në Arbëri, e cila ishte nën sferën e influencës të qytetërimit perëndimor, por
u rrit në Turqi ku gjithë monarkia ishte e qeverisur nga një drejtues dhe të
tjerët ishin veçse skllevër të tij e sipas Makiavelit sundonte despotizmi.
Toponimia dhe simbolet kulturore në Këngët e Milosaos
Milosao, Princi
i Skutarit të Moresë[1]
Në
shekullin e XIX kujtesa kolektive
shqiptare e ruante shumë zbehtë kujtimin e emërtimit etnik mesjetar për
shqiptarët, “Arbër”. Kujtesa e këtij
emërtimi më së shumti lëvronte në qarqe të shkolluara të elitës shqiptare,
kryesisht në ato që përdornin latinishten dhe kishin njohuri për epopenë arbëre
të Skënderbeut në shekullin e XV nga leximi i veprave të Barletit dhe tek tuk i mbetur në emërtime si Labëria ,
ku në mënyrë të pavetdijshme ishte fiksuar si emërtim por jo se kishte një
njohje të origjinës së tij nga banorët që e përdornin.
Friday, 15 January 2016
Ali Pasha Tepelena dhe SH.B.A
Kur
janë përpjekjet e para institucionale të shqiptarëve për të vendosur marrëdhënie
diplomatike me SH.B.A.?
Shqiptarët në Odesë
Diaspora
shqiptare ka pasur një qendër të rëndësishme dhe në Odesë. Shqiptarët ishin
vendosur që në fillimet e themelimit të qytetit, ku shërbenin si mercenarë dhe
tregtarë të vegjël, të njohur si me emrin arnautë. Në mes të shekullit të XIX '
, drejt Odesës pati një rrymë emigrimi nga shqiptarë ortodoksë nga Korça,
Përmeti e Kolonja.
Friday, 8 January 2016
Transformimet demokratike në Shqipëri përmes veprës së Ismail Kadaresë
Ky vit filloi mbarë për kulturën shqiptare. Shkrimtari
ynë, Ismail Kadare, nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit francez
“Legjioni i Nderit”. Studimet mbi tranzicionin dhe ndryshimet politike që
përfshinë Europën Juglindore në kapërcyellin e viteve ’90 janë fokusuar
kryesisht në vektorët politikë dhe ekonomikë, duke lënë paksa mënjanë vektorin
kulturor dhe përfshirjen e elementeve kulturore në këto transformime politike
të rëndësishme që shënuan rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë liberale.
Shqipëria dhe rasti shqiptar nuk bën
përjashtim nga kjo përqasje analitike ndaj tranzicionit në Europën Juglindore,
por duke qenë se rasti i saj është më specifik se shtetet e tjera të ish-kampit
socialist, analizimi i vektorit kulturor meriton një vëmendje të veçantë.
Studimi mbi fushën e kulturës dhe të ligjësisë tregon se në shoqërinë qytetare
marrëdhënia mes moralit dhe zgjedhjeve individuale dhe norma prodhon shumë më
shumë sugjerime për t’i përkthyer në ligje dhe programe politike.
Tranzicioni politik në Shqipëri, i filluar
në dhjetor 1990 me pranimin e pluralizmit politik, e ka një histori dhe
eksperiencë të filluar së pari në shndërrimin e kulturës shqiptare në një
katalizator të ndryshimeve në vend. Pa dyshim një figurë e rëndësishme e
shndërrimit të kulturës shqiptare nga një kulturë socialiste e fokusuar në
rolin e saj meseanik rreth Njeriut të Ri, në një kulturë ku spikaste liria
individuale si liri personale dhe liri krijuese për të përçuar mesazhe humane
dhe rrjedhimisht një liri më të madhe mendimi të audiencës, është figura dhe
personaliteti i Ismail Kadaresë. Në vazhdimësinë e veprave të shumta të Ismail
Kadaresë ka me qindra mesazhe humane që tejkalonin “Perden e hekurt” dhe
tregonin një Shqipëri të pazakontë, që vuante nën totalitarizëm, por me njerëz
normalë të cilët përpiqeshin të ishin po aq europianë sa dhe kombet e tjera
europiane.
Në vitin 1987, pas një sorollatjeje të
gjatë nëpër zyrat e shtetit, u botua romani i shkrimtarit Ismail Kadare
“Koncert në fund të dimrit”, ku autori bënte një autopsi të komunizmit kinez,
korrente të të cilit kishin fryrë dhe në Shqipëri. Për lexues të kualifikuar
nuk ishte e vështirë të kuptoje përmes faqeve të tij aparatin e dhunës, si dhe
represionin në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë. Në vepër mungonte
një personazh kryesor pozitiv, i cili përçonte një mesazh pozitiv për të
ardhmen. Romani mbyllet me personazhin e plakës Hasije, e cila ngatërron
pushtuesit osmanë me kinezët, duke lëshuar një alegori të fortë se Shqipëria
kish qenë e mbetej e përhershme dhe jo ideologjitë që vinin e iknin. Për më
tepër, për herë të parë në një vepër artistike hidhej dritë mbi anën njerëzore
të ngjarjeve të përgjakshme të të ashtuquajturit puç ushtarak në vitin 1974,
tema tabu për opinionin shqiptar të kohës që ishte i detyruar të lexonte vetëm
variantin politik në orët e gjata të edukimit politik.
Në përgjithësi, regjimi komunist nëpërmjet
hierarkëve më të lartë në kulturë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin prodhim i
drejtpërsëdrejti i shkollave sovjetike dhe atyre kuadrove të krijuar gjatë të
ashtuquajturit revolucionit tekniko-shkencor, një përpjekje mjerane e
komunizmit shqiptar për t’iu kundërvënë revolucionit hi tech dhe dijeve të
thelluara në Perëndim, u përpoq që të ringjallte një frymë liberalizimi të kontrolluar
përmes levave dhe forumeve të Partisë së Punës. Në këtë kontekst, koncepti i
kritikës së drejtë dhe autokritikës i zhvilluar rreth viteve ’70 nga diktatori
Hoxha u rimor sërish në formën e pluralizmit të mendimeve për t’ia kundërvënë
konceptit të pluralizmit politik, që do të sillte dhe ndryshimin e sistemit
monopartiak. Në këtë kohë kemi edhe inflacionin e termit intelektual, që do të
luante një rol të rëndësishëm në ligjërimin publik shqiptar gjatë tranzicionit.
Regjimi komunist e nënvlerësoi rolin e kulturës dhe aftësive të saj për të
mobilizuar një mesazh të ndryshëm nga ai zyrtari.
Kështu ikja e Ismail Kadaresë në Francë në
tetor të vitit 1990 e vendosi shtetin shqiptar në situatën kur një nga
përfaqësuesit e letërsisë së realizmit socialist do të duhej t’i ndalohej vepra
dhe të shpallej armik. Situata ishte e ngjashme me dënimin e Pasternakut në
Bashkimin Sovjetik më 1958-n pas marrjes së çmimit “Nobel”, por nëse Pasternaku
në kuadër të Luftës së Ftohtë nuk mund të shërbente si model për të inspiruar
ndryshime politike, ikja e Kadaresë bash në momentin kur diskutohej ideja e
pranimit të pluralizmit politik, ishte një shembull që përshpejtoi disa nga
ndryshimet politike të pritshme.
Franca, Europa nderoi një figurë e
personalitet që shpeshherë ka shkruar për të shkuarën dhe të ardhmen e saj, por
Shqipëria ka më tepër nevojë se kurrë për mesazhe që përforcojnë të tanishmen e
saj europiane. Le të shpallet ky vit, viti “Kadare” në kulturën shqiptare, duke
qenë se është 80-vjetori i lindjes i tij dhe së bashku me të dhe një
rrugëshënim i rëndësishëm i historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar në mes
të shekullit XX dhe fillimshekullit XXI.
Gazeta Shqip
Saturday, 2 January 2016
Nderim kulturës, identitetit dhe historisë shqiptare
Ky vit filloi mbarë
për kulturën shqiptare. Shkrimtari ynë Ismail Kadare nderohet me dekoratën më të
lartë të shtetit francez "Legjioni i Nderit".
Subscribe to:
Posts (Atom)