Në shekullin XV pellgu i Mesdheut vazhdonte të
reflektonte ndarjen e vjetër që nga shekulli VII mes dy botësh, asaj të
krishterë dhe asaj islamike, që me të drejtë siç thekson Anri Piren kishte
formuar jo vetëm etnitete të ndryshme politike e shtetërore por edhe dy botë të
kundërta kulturore. Shfaqja e arabëve në brigjet e Mesdheut në shekullin
VII e theu unitetin e botës së krishterë dhe krijoi premisat për shfaqjen
e një kulture dhe identiteti të ri fetar, që përpiqej të afirmohej fort mbi
mbeturinat e botës antike dhe në lulëzimin e një kulture kristiane, që kishte
karekterizuar deri më atëherë rajonin. Ky konflikt do ravijëzohej fuqishëm në
mentalitetin e Mesjetës së Hershme dhe do të sillnin në pah jo vetëm e Luftërat
e Shenjta islamike për të pushtuar gjithë Mesdheun, por edhe një frymëzim
kristian për t’i zbrapsur dhe akoma më tej dhe për të pushtuar Vendet e
Shenjta, të njohura në historiografi me emrin Kryqëzata. Kryqëzatat u
quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes
për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të
Tërëshenjtë. Me bekimin e Papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një
lufte të shenjtë kundër armiqve të krishtërimit. Pushtimi i Jeruzalemit nga
muslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi pelegrinët
nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta.
Tuesday, 30 December 2014
Tuesday, 23 December 2014
Sfondi historiko, social i hartimit të Statutit të Drishtit
Arbëria
Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime
të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura
arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj
që ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së
drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër
arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese
të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në
një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale por edhe
gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur
Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”[1].
Tuesday, 9 December 2014
Imazhi i Ballkanit në këndvështrimin e Tjetrit
Nëse do të mundnim që të bënin një kapërcim në kohë dhe të realizonim që
historiani antik Herodotis të përpiqej të shkruante për territoret e njohura si
Ballkan në ditët e sotme, sërish në librin e vet “Historitë” në fillim të
shekullit të nacionalizmit apo shekullit të gjatë 1775-1922 si e perifrazon
studiuesi Andrew Baruch Wachtel në librin e tij “Ballkani në Historinë
Botërore”, nuk e dimë sesi do të shkruante për të.
Monday, 1 December 2014
Lufta jonë
Nacionalizmi
shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore u përball me dy sfida kontradiktore me
njëra-tjetrën. Nga njëra anë, me agresionin e 7 Prillit, kur u rrëzua pavarësia
e Shqipërisë, një ideal dhe realitet historik që nacionalistët shqiptarë kishin
kontribuar, duke krijuar shtetin shqiptar më 28 Nëntor 1912, por në të njëjtën
kohë nxitja dhe krijimi i një Shqipërie që përfshinte disa territore të banuara
nga shqiptarët siç ishte rasti i Kosovës, pjesës perëndimore të Maqedonisë,
ngrohu shpresat për një rikorrektim kufijsh dhe korrigjim të historisë.
Subscribe to:
Posts (Atom)