Shkrimtari
dhe eruditi Faik Konica i gjendur shpesh here ne pozicionin e njeriut polemist
me njerez te tjere qe te diturit per te shkruar e lexuar ne shqip apo dhe te
pasurit e ndonje diplome arsimi te larte, shpesh here e ngaterronin dhe si
kompetence te larte shkencore, shkruajti
“ Lutjen e shkrimtarit” ne faqet
e gazetes se tij te mirenjohur "Albania".
“Ati
yne që je në qiell, jepna fuqine të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të
thënë!Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi
të!Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetem me
paanësi,por dhe të sillemi ashtu!Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga
shtrembimet e gjuhës dhe lajthitjet e shtypit.Ashtu qoftë!”
Lutja
si mund dhe te kuptohet lehte e nuk ka vend per shume koment, pasi ne shume pak
fjale, Konica pershkruan te gjitha veprimet qe duhet te beje nje shkrimtar dhe
nje njeri normal per ti sherbyer dijes dhe se vertetes.Per shume vite Lutja e
Shkrimtarit por dhe gjithe vepra e Konices u anatemua nga rregjimi i kaluar dhe
shqiptaret nuk paten shansin qe ta lexonin lirisht. Mirepo kjo ndalese dhe
burgim i vepres se Konices pervecse i beri shume dem kultures sone kombetare,
ne fakt pas viteve 90' kur ajo filloi te lexohej masivisht u demtua serish nga
keqcitimi dhe keqperdorimi i saj nga cilido shqipo qe i mbushet mendja qe eshte
njeri i letrave.Nje nga keto keqcitime dhe dhe keqperdorime qe i behen Konices
jane shprehjet e tij se "Shqiperi te kam dhjere/sme kuptove asnjehere"
apo se "armiqte me te medhenj te Shqiperise jane shqiptaret" duke i
nxjerre jashte kontekstit, kultures dhe kohes
ne te cilen ai i shkroi keto shprehje. Nese Konica do te kishte mundesi
qe tu drejtohej atyre qe e perdorin vend e pa vend ndoshta do ta riformulonte
ndryshe Lutjen e tij.
Ati
yne që je në qiell, jepna fuqine të durojme kur na citojne pa na lexuar! Falna
durimin kur na perdorin emrin si mburoje vetem per te shitur si ide te reja ,
mendimet e tyre te mbrapshta! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë
që të dime vertete se cfare eshte panesia dhe te mos e shesim padrejtesine per
zgjuarsi dhe shkathtesi ! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembimet e
gjuhës dhe lajthitjet e shtypit. Ashtu qoftë!”
No comments:
Post a Comment