Fillimet e shekullit XX nuk kanë qenë aq të
mbarë për imazhin e Ballkanit në Europë. Pas një rizbulimi të tij në fillimet e
shekullit XIX, entuziazmit dhe një idili dashurie për këtë pjesë të skajshme
jugore të Europës, gjë e cila u dokumentua dhe në shumë vepra dhe ditarë
udhëtimi të udhëtarëve, diplomatëve dhe njerëzve të letrave si Bajroni,
Shatobriani, Lamartini., etj shoqëria europiane e fillimit të shekullit XX u
ballafaqua me ikonat e tmerrshme të luftërave ballkanike.
Friday, 24 December 2010
Monday, 13 December 2010
Misioni fisnik i lëvizjes “Vetëvendosje”
Zgjedhjet
e përgjithshme që u mbajtën në Kosovë më 12 dhjetor kanë tërhequr dhe do të
vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e komunitetit botëror. Një grumbull analizash
dhe parashikimesh vërshuan në shtypin e shkruar për të analizuar qartë jo vetëm
përqindjet që do të marrin partitë e ndryshme politike, aleancat e mundshme që
do të krijohen pas zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre si një provë e sistemit
demokratik liberal në Kosovë, por edhe impaktin e tyre në shoqërinë e brishtë
të Kosovës dhe fillimin e profilizimit të partive politike që, pasi kanë
zgjidhur qartë çështjen e shpalljes dhe njohjes së pavarësisë nga komuniteti
ndërkombëtar, do të fillojnë të qartësohen në bazë të alternativave të tyre
partiake dhe ideologjive përkatëse.
Wednesday, 17 November 2010
Ideja europiane e Ballkanit dhe nacionalizmi
Riga
Velestinis Ferreo (1757— 13 qershor 1798), iluministi grek i shekullit XVIII në
kartat e tij kushtetuese që hartoi nën shembullin e Deklaratës për të Drejtat e
Njeriut të Revolucionit Francez nuk i dha shtetit të ri që do të ndërtohej
karakter të ngushtë nacional, por duke reflektuar frymën e kohës në të cilën ai
ishte formuar i dha një karakter universal.
Saturday, 28 August 2010
Histori të stisura konfliktesh dhe Himara
"The
Balkans produce more history than they can consume"
Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë.
Winston Churchill (1874-1965)
Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë.
Winston Churchill (1874-1965)
Nuk
besoj se mund të ketë vend tjetër në botë që një histori njerëzore e cila ka
ndodhur shekuj më parë të mund ta dëgjosh në disa variante të ndryshme por dhe
të ngjashme në të njëjtën kohë, ashtu si mund të të ndodh rëndom në Ballkan.
Tuesday, 8 June 2010
Thursday, 22 April 2010
Letërsia dhe Paragjykimet
Dy ngjarje të rëndësishme letrare për kulturën shqiptare ishin programuar për tu zhvilluar në muajin mars dhe prill në shtetin tonë fqinj Greqi.E para ishte pjesëmarrja e shkrimtarit tonë të madh Kadare në aktivitetet e organizuara nga autoritetet e ministrisë së kulturës greke dhe Pallatit të Kulturës (Megaro Muzikis) ku ai do të prezantohej si një nga shkrimtarët më të vlerësuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare dhe e dyta ishte prezantimi dhe promovimi i romanit “Të jetosh në ishull” në greqisht të shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi.
Monday, 5 April 2010
Fqinj të përjetshëm
Një
nga debatet më të mëdhenj në lëvizjen kulturore të romantizmit në shekullin e
XIX, kur sapo u rizbulua Greqia ishte nëse popullsia që banonte në Greqi ishte
pasardhëse e Grekëve të vjetër apo një amalgamë e popullsive të tjera të
Ballkanit , e cila kish përvetësuar greqishten e re si gjuhë kulture.
Tuesday, 9 March 2010
Saturday, 13 February 2010
Subscribe to:
Posts (Atom)