Filozofi dhe esseisti i njohur anglez Francis Bacon (1561-1626) në esenë e tij mbi “Udhëtimet” shkruan
se udhëtimi , për moshat e reja është pjesë e edukimit, në moshat e
vjetra është pjesë e eksperiencës.[1] Që prej
asaj kohe udhëtimi i njohur ndryshe dhe me emrin Grand Tour ishte kthyer në një
mjet e përvojë edukuese për të rinjtë e aristorkracisë angleze. Mirëpo në
fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një
ndryshim themelor. Turi i Francës dhe i Italisë u braktis dhe udhëtimet në
Greqi, Shqipëri dhe Turqi, të cilat ishin pjesë të Perandorisë Otomane u bënë
të modës.
Monday, 22 June 2015
Tuesday, 16 June 2015
Politikë bajate përgojimesh
Zgjedhjet lokale kanë shkaktuar një debat dhe reaksion të
natyrshëm në jetën politike të vendit. Akoma pa u zgjedhur kandidatët
janë vënë në qendër të vëmendjes për të analizuar çfarëdolloj veprimi apo
aksioni politik të pritshëm. Sigurisht që në këto debate nuk ka asnjë gjë të
keqe pasi ato janë një pasqyrë e mirë për të mësuar se ç’pret opinioni publik
nga kandidatët e përzgjedhur apo se cila do të jetë sjellja e tyre politike në
përputhje me projektet dhe premtimet elektorale.
Friday, 12 June 2015
Fushatë për qytetarët dhe jo zgjedhje të përgjithshme
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale e
mbylli javën e saj të dytë. Kjo gjë mund të kuptohet lehtë jo vetëm nëpërmjet
datës së kalendarit zyrtar të fillimit të saj por dhe nga intensiteti i
aktivitetit politik të dy koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje. Qytetet dhe
sheshet e Shqipërisë po bëhen dëshmitarë të mitingjeve dhe emocioneve politike
që po e jonizojnë së tepërmi politikisht jetën e përditshme. Për më tepër, një
teknologji e përsosur informacioni po e shoqëron veprimtarinë e të dyja
grupimeve të mëdha politike, duke e sjellë drejtpërsëdrejti atmosferën politike
në tryezat dhe sallonet e qytetarëve.
Tuesday, 26 May 2015
Rusia dhe Ballkani imagjinar
Shkrimtari i madh rus, Nikollai Gogol, e përfundon romanin e vet
të famshëm Frymë të vdekura me një përshkrim poetik për fatin
e Rusisë së madhe që sipas tij ishte “një trojkë që rendte pafundësisht
përpara” ne stepat e pafundme të botës dhe kësaj trojke që “derdhte zilka
përreth e fluturonte mbi gjithçka që ndodhej mbi tokë” tek e “shikojnë vëngër,
popuj dhe shtete tërhiqen mënjanë dhe i hapin udhë”. Në fakt, më tepër se një
përshkrim poetik, faqet e fundit të romanit, duket se janë një panegjirik
politik për të ardhmen e Rusisë dhe vendin e saj në botë.
Monday, 25 May 2015
Hygo: Ali Pashë Tepelena si Bonaparti
«Ali Tepelena, dritë nga drita dalë / Që në divan më mban
vend të parë / Emri yt i madh, shkoftë deri te retë! / Po mbamë një çikë vesh,
vezir, dhe këta trima kokëshkretë: / Ti, hije e Padishahut, dhe ai vetë hije e
Allahut / Një qen je, mor i flamosur, asgjë më shumë!…” Viktor Hygo, shpirti i
romantizmit francez, ishte vetëm 27 vjeç kur shkroi poemën “Pashai dhe
Dervishi”. Pashai me jetën e tij plot bëma, tashmë ishte një personazh i njohur
në sallonet franceze.
Friday, 22 May 2015
Opinioni në Dojce Welle rreth Samitit për sigurinë: Dialog gjithëpërfshirës kundër ekstremizmit të dhunshëm
Në samitin e parë ministerial kundër ekstremizimit të
dhunshëm që përfundoi (20.05) në Tiranë u shtrua si domosdoshmëri konsolidimi i
një strategjie gjithëpërfshirëse, ku të përfshihen të gjitha strukturat
relevante.
Thursday, 7 May 2015
Lamtumirë Profesor…
Në foto: profesor Afrim
Karagjozi në Muzeun e Arteve në Bath të Anglisë, duke pozuar me kostumin
origjinal shqiptar të Lord Byron.
Jeta
është si një stacion ku njeh shumë njerëz,
por jo të gjithë mbeten përherë në
kujtesë . Kjo gjë ndodh jo vetë m sepse ata shfaqen,
duken , ikin ose veniten si cdo gjë rreth e përqark nesh, por sepse
jo të gjithë arrijnë të
përfaqësojnë atë që quhet frymë
dhe që për shumë kohë jeton
në kujtesën njerzore dhe në kujtesën e ajrit. Sepse
ashtu si është e njohur për të gjithë , në
të vërtetë pak njerëz arrijnë
të ndriçojnë përtej kohës se tyre dhe në
të njëtën kohë të jetojnë
në bashkohësi në kufijtë midis dy
epokave.
Subscribe to:
Posts (Atom)







