Thursday, 7 May 2015

Lamtumirë Profesor…


Në foto: profesor Afrim Karagjozi në Muzeun e Arteve në Bath të Anglisë, duke pozuar me kostumin origjinal shqiptar të Lord Byron.

Jeta  është   si një   stacion ku njeh shumë   njerëz, por jo të   gjithë   mbeten përherë   në   kujtesë  . Kjo gjë   ndodh jo vetë m sepse ata shfaqen, duken , ikin ose veniten si cdo gjë   rreth e përqark nesh, por sepse jo të   gjithë   arrijnë   të   përfaqësojnë   atë   që   quhet frymë   dhe  që   për shumë   kohë   jeton në   kujtesën njerzore dhe në   kujtesën e ajrit. Sepse ashtu si është   e njohur për të   gjithë  , në   të   vërtetë   pak njerëz arrijnë   të   ndriçojnë   përtej kohës se tyre dhe në   të   njëtën kohë   të   jetojnë   në   bashkohësi në   kufijtë   midis dy epokave.

Profesor Afrim Karagjozi, edukatori i shkëlqyer anglofon i   kaq e kaq brezave në   Shqipëri në   gjimnazin e njohur të   Tiranës “Qemal Stafa”, bajronistin e përkushtuar që   arriti përmes veprës së   vet të   na e përcjellë   të   detajuar dhe të   plotë , shpirtin e një   epoke si ishte Romantizmi Anglez dhe koriefeun i tij, Bajronin në   kulturën shqiptare, esesistin dhe studiusin skrupuloz të   udhëtarëve anglezë   si Lik, Lear dhe Durham, përkthyesin e Show-ut dhe të   Durham në   shqip është   në   fakt një   personalitet kulturor që   përvijohet gjithandej në   kulturën tonë   të   gjysmës së   shekullit të   XX duke pasuruar atë   çka një   brez para tij i ofroi kulturës shqiptare. Profesor Afrimi ishte një   nxënës dhe një dishepull i Profesor Skënder Luarasit që   solli për herë   të   parë   në   shqip Bajronin dhe kryeveprën e tij “Udhëtimet e Child Haroldit”. Janë   të   pakët momentet në   kulturën shqiptare kur nxënësi arrin që   të   jetë   si mësuesi,  dhe padyshim Profesor Afrimi me përkushtimin dhe studimet e veta rreth Bajronit dhe ardhjes së   tij në   Shqipëri arriti të   krijonte një   frymë   dhe trend studimesh që   e bëri shumë   të   dashur veprë n e përkthyer të   mikut e profesorit të   vet , por në   të   njëjtën kohë   solli një   kontribut shumë   të   madh pë r  të   kuptuar më   mirë   imazhin dhe portretet e shqiptarëve rreth 200 vjet më   parë   kur ata po trokisnin në   dyert e historisë   së   re  së Europës. Ky imazh, këto portrete , mbresa dhe emocione aq të   nevojshme për ne të   sotmit, për të   kuptuar më   mirë   rrugëtimin e identitetit tonë   kombë tar dhe kulturor shfaqen si tabllo të   plota dhe morën jetë   përmes fjalëve të   Profesorit tonë   të   dashur në   një   seri veprash albanologjike që   i bëjnë   nder çdo bibloteke   në   Shqipë ri e jashtë   saj për t’u lexuar dhe shfrytëzuar si burime të   para në   hartimin e monografive rreth Shqipë risë   dhe shqiptarë ve. Në   të   njëjtën kohë   fare natyrshë m,  besoj se ato duhet të   jenë   një   literaturë   e detyrueshme leximi për cilindo të   huaj apo shqiptar që   dëshiron të   njohë   më   mirë   Shqipërinë  , dashurinë   e pakushtëzuar të   Profesorit. Në   raftet e biblotekave tona gjendet dhe një   metodë   e më  simdhënies së   gjuhë s shqip pë r të   huajt, pasi Profesor Afrimi besonte fort se një   komb dhe kultura e tij njihen më   mirë   kur ata fillojnë   e dialogojnë   si të   barabartë  , ndaj pasionin e tij gjuhësor që   e ndau pë r shumë   vite me shumë   studentë të   huaj që   mësonin shqip, na e la si monument kulturor për ta pë rkujtuar gjithmonë   se njohja e shqiptarëve nuk mund të   mbesë   gjithmonë   një   mister por të   gjithë   ata që   dëshirojnë   të   dinë   më   tepër rreth tyre mund t’i referohen duke studiuar gjuhën tonë. Në   këtë   frymë   ishin dhe botimet e njëpasnjëshme të   Bajronit, korrospodencë  së   tij, studimeve të   zgjedhura, poezive rreth shqiptarëve, në   dy gjuhë   shqip e anglisht si per  të   na  thë në   se  njohja jonë   e parë   në   Europë   u përkiste sa europianë ve , po aq dhe neve. I dashur profesor, unë e di që t’i u largove me merakun e madh se nuk e realizove dot botimin e kumtesave të dy konferencave shkencore për Bajronin dhe Ali Pasha Tepelenën, por në sistemin e vlerave që kemi krijuar për fat të keq vazhdojmë të mbetemi ende borxhlinj ndaj njerëzve të kulturës dhe artit. Sistemi ynë i vlerave ska të bëjë aspak me epokën e kalur apo këtë të tashmen, por është suigeneris i quajtur idiokraci, ku profesorët që kanë shtatë libra akademikë nuk janë anëtarë të Akademisë së Shkencave, ku për të botuar një punim shkencor  u duhet të kërkojnë fonde gjithandej, ku editorailet e gazetave nuk u bëjnë vend për të shkruar opinionet e tyre dhe përkushtimi akademik i tyre shikohet me bezdi. Jetojmë në kohë të çuditshme Profesor, ku Bajroni, Durhami që shkruan për Shqipërinë nuk kanë asnjë bust apo përmendore dhe biznesmenë privatë investojnë për spetakle mode. E megjithatë Eppur si muove, do thoshe Profesor , me buzëqeshjen tënde të zakonshme për të na dhënë kurajo dhe besuar se gjërat do ndryshojnë.

Është   e vështirë   që   të   ecësh përmes  iterenarit kulturor të   botës shqiptare dhe botës anglosaksone qw krijove me librat e tu, profesor Afrimi, dhe të   mos e humbësh fillin e mendimit për të   kuptuar më   mirë   pyetjet tona identitare rreth nesh dhe të   tjerëve që   na kanë   njohur, por jam i sigurtë   që   diku mes biblotekave, në   faqet e librave në   biseda televizive në   artikuj gazete do frymojë   gjithandej fjalët dhe vepra jote pë r  të   na nxjerrë   nga errësira dhe orientuar drejt dritës sepse në   fakt njerëz të   tillë   asnjë  herë   nuk ikin dhe veniten por në   të   kundërt na ndriçojnë   neve të   gjallëve për të   na kujtuar se jeta nuk është   vetëm një   ndodhi e së   tashmes por edhe një   memorie historike e kulturore e së   shkuarës. I paharruar qoftë   kujtimi yt, Profesor, të   qoftë   e lehtë   balta e Shqipë risë   që   e deshe aq shumë  .

Gazeta Shqip. 7.05.2015, fq 21 




No comments: