Dhjetori
nuk ka qenë ndonjë muaj i preferuar për shqiptarët. Duke qenë fund viti, dhe
një nga muajt më të ftohtë ai është shoqëruar shpesh me përralla rreth zjarrit.
Megjithatë jo të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në dhjetor kanë qenë gjithmonë
përralla. Ngjarjet e dhjetorit 90’ në fakt ishin ngjarje përtej fantazisë së
pritshme të një populli të munduar nën një regjim diktatorial.
Sunday, 27 December 2009
Saturday, 12 December 2009
Shqipëria Natyrale
(
Refleksione për librin “Platforma e Shqipërisë Natyrale” nga Koço Danaj)
Disa
pyetje vinë natyrshëm ndërmend në përvjetorët e festës kombëtare të 28
Nëntorit. A është kjo festa kombëtare që duhet të festojmë? A është Shqipëria
ajo që është caktuar nga Konferenca e Londrës?A e pranojnë shqiptarët këtë
realitet dhe sa të lirë janë sot shqiptarët të shprehin disa të vërteta për
gjendjen e tyre në Ballkan?
Friday, 20 November 2009
Harmonia Sociale
Pyetjes
në fëmijëri, se kush peshon më tepër një kg hekur apo një kg pambuk, i jemi
përgjigjur në mënyrë të pafajshme: një kg hekur. Ky ka qenë dhe ndoshta mbetet
leksioni i parë i Fizikës se gjërat që në pamje të parë duken si të ndryshme
kur kanë masën e njëjtë janë të barabarta. E ndërtuar si pyetje në shekullin e
XVII, atëherë kur shkencat e natyrës pas robërimit teologjik që kishin pasur në
shekujt e mesjetës, kishin filluar të shijonin flladin e lirisë të Rilindjes dhe
Iluminizmit, ajo nuk reflektonte ndryshimin vetëm në llogjikë dhe arsye por
kërkonte të kumtonte leksione dhe për shoqërinë civile.
Thursday, 22 October 2009
Mediatizimi i shkruajtjes së historisë
Me
rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Kinës, në shtypin shqiptar nuk
munguan komentet pozitive për ecurinë ekonomike të këtij shteti të madh si dhe
përpjekja e veçantë për të kaluar nga sistemi i centralizuar ekonomik në atë të
ekonomisë së tregut. Nuk mund të mungonte natyrisht dhe një historik i shkurtër
i marrëdhënieve shqiptaro-kineze, ku midis shumë episodeve të miqësisë
tradicionale nuk u la pa përmendur dhe kontributi i Shqipërisë në hyrjen dhe
pranimin e Kinës në OKB me të drejta të plota.
Monday, 28 September 2009
Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”
Botimi
dhe publikimi i një enciklopedie ka përbërë gjithmonë një ngjarje të shënuar në
jetën kulturore dhe shoqërore të një kombi. Madje ka raste siç është ai i
botimit të enciklopedisë franceze nga viti 1751 deri në 1772 i cili ka qenë i
një rëndësie të tillë politike sa ka zënë dukshëm vendin më të rëndësishëm në
historinë shoqërore dhe letrare të shekullit.
Sunday, 20 September 2009
Pesha e Stabilitetit
Sa
herë që hapet çështja shqiptare në Ballkan, siç ishte rasti i deklaratës së
kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për “unitetin kombëtar të shqiptarëve në
rajon” nuk mënojnë të vinë komentet ndërkombëtare. Strukturat e këtyre reagime
janë tashmë të njohura. Si fillim ravijëzohet fantazma e “Shqipërisë së Madhe”,
rëndësia e stabilitetit në rajon dhe pastaj ndonjë kërcënim i fshehtë midis rreshtave
për ndërprerjen e mbështetjes së shqiptarëve dhe pse jo një ndjenjë keqardhje
për bombardimin e Serbisë dhe hapjes së telasheve me shtetin më të ri të
Evropës –Kosovën.
Wednesday, 8 July 2009
Paragjykimet antishqiptare
Një anekdotë historike e viteve 20’ rrëfen se kur imzot Noli ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar për të mbrojtur hyrjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në bashkëbisedimet që kishte me një delegat francez, vazhdimisht shikonte mbrapa. Një moment diplomati francez e ndërpret bisedën dhe e pyet nëse e shqetësonte diçka. Im zot Noli iu përgjigj “ jam duke parë se mos më bie bishti që ju thoni se kanë shqiptarët” Diplomati francez i cili kish rënë preh e propagandës serbe të viteve 20’ u skuq dhe nuk foli.
Subscribe to:
Posts (Atom)





