Kultura e Komanit, është një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë dhe vazhduesve arbër; një kulturë meshtrirje kohore që nga shekulli i VII deri në shekullin e IX dhe me një shtrirje territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit Adriatik e në luginën e Vjosës. Kultura e Komanit ishte kjo një kulturë e një popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë në traditën antike dhe me novacione, me elementë të trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si elementë të izoluara dhe jo si një kulturë kompakte.
No comments:
Post a Comment