Këto janë vargjet që
i mungojne kështjellës së Porto Palermos . Ato ishin të gdhendura në
hyrje të kështjellës, mbi portën
kryesore . Autori i tyre është i panjohur por mendohet se janë të shkruara
ndoshta nga Jani Vilarai apo Psalidha ne greqisht per Ali Pashë Tepelenën dhe
te sjella kaq bukur ne shqip nga mesuesi Jani Pali nga Qeparoi ne vitet 30'.
Pas viteve 90’ , mbishkrimi u hoq dhe u
rrëmbye nga njerëz të panjohur dhe tashmë eksiston vetëm si kujtesë epigrafike
, pasi si monument për fat të keq mund të jetë trafikuar jashtë. Mbishkrimi është shkruar në gjuhën popullore
greke(dhimotiki) dhe në vargun heksametër, një lloj si vargjet e poemave
heroike homerike. Në fillimin e shekullit të XIX, Ali Pasha Tepelena përfaqësonte
një figurë të admirueshme për popullsinë e Pashallëkut të Janinës. Ajo që të bën
përshtypje është krahasimi me Faethonin dhe Pirron. Vargu: “zili ma pat Faethoni dhe Pirrua nakar”
i japin Aliut përmasa mitike. Në pjesën e dytë të vargut të mësipërm e vazhdon
himnizimin e Aliut ku Pirrua do ta kishte zili po ta shihte këtë kala
madhështore. Dhe së fundi, karakterizimi i këtij heroi si bir i Athinasë dhe i
ushqyer me instinktet luftarake të Arit (Marsit) shpreh faktin që Ali Pasha i
takon jo vetëm historisë shqiptare, por edhe greke si është e
dëshmuar dhe nga shumë historianë të kohës për admirimin që kishte popullsia greke ndaj
Pashait tepelenas. Vargu general Assirian ka mundësi të jetë një gabim përkthimi
pasi fjalët assirian dhe aσυγκρίσιμος (i
pakrahasueshëm), ngjasojnë shumë . Gjatë gjithë jetës së tij, Ali pasha
Tepelena nuk është krahasuar ndonjëherë me asirianët e lashtë dhe në se do të bëhej
fjalë për ndonjë epitet që i përkiste kulturës lindore, ai do të thirrej
ndoshta si otoman.
Ktheni ploret o detarë, hyni në liman pa frikë,
Këtu në Panormë zhurma e stuhive është fikë
Dhe mua që më shihni në qiell të çaj rretë
Jam e fitores një trofe kështjelle që shkrep rrufetë
Nuset e Himariotëve më ngritën me kujdes
Armike për armiqtë, për miqtë besnike për besë!
zili ma pat Faethoni* dhe Pirrua nakar
i Tepelenës më sundoi hero Aliu i parë.
I plotfuqishem është zot në të Epirit vende
Dhe gjeneral Assirian/ i pakrahasueshëm
me shpatë dhe me mënde
Plot pesedhjetë mijëra nën urdhëra ka ushtarë
Pa frikë dhe me plot guxim armiqve ju bën ballë.
Tash në Janinë prehet Luani i pa frikë
Prej Athinasë lindur dhe prej Marsit rritë.
* Përkthimi nga greqishtja në shqip është i mësuesit të gjuhës shqipe Janko Pali nga Qeparoi.
No comments:
Post a Comment