Monday, 24 August 2015

Frika e kotë nga Perëndimi...


Idetë linden në Lindje dhe u maturuan në Perëndim. Shqipëria dhe territori i saj si një vend ku janë ndeshur idetë, dogmat por dhe ushtritë e të dyja palëve, ka sendërtuar prej shekujsh një identitet te veçantë që në momentet e zgjimit nacionalist tingëlloi fatlume per të. Shqiptarët, pa e njohur në detaje Iluminizmin dhe frymën e tij, kishin bërë për vete një nga parimet bazë të tij, vendosjen në qendër të gjithësisë të njeriut dhe moslejimin e asnjë dogme fetare për të ndërhyrë në qelizat e funksionimit të tyre si etni e shoqëri.


Jug




Një pemë,
një fik i mbirë në mur,
mbulon lakuriqësinë
 e pejsazhit
pa frikën e ankthshme të mëkatit.

Aromë jete, aromë deti


Wednesday, 19 August 2015

Ku ti gjejmë bankierë të tillë?




Dhimitër Paskon alias Mitrush Kuteli e njohim  të gjithë si shkrimtar dhe përkthyes. Në letërsinë shqipe ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në prozën e shkurtër, aq sa më të drejtë mund të quhet themelues i shkollës së kësaj gjinie në letërsinë tonë. Por ai ka një kontribut shumë të madh dhe në studimet ekonomike. Për më tepër një akt i tij kurajoz që kërkonte guxim intelektual dhe forcë morale në fushën e financave bëri të mundur shpëtimin e arit shqiptar në periudhën kur Shqipëria ishte e okupuar nga nazistët.


Sunday, 16 August 2015

Rënia e Durrësit në duart e osmanëve...



Çdo qytet ka historinë e vet. Në të , si një mozaik të çmuar pasqyrohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënojnë jo vetëm të shkuarën dhe të ardhmen të qytetit por në disa raste dhe të vetë vendit.


Udhëtimi i Orfeut



Orfeu ndihej i mërzitur. Kënga dhe lira e tij nuk ndillte më askënd. E kish pikur një mall i zjarrtë për Euridiken ,ndaj vendosi të braktiste botën e sipërme dhe të zbriste në Ferr. E dinte që nuk do ta shpëtonte dot Euridiken por ideja se do të rrinte pranë saj e ngushullonte. Gjeti guvën dhe zgavrën ku priftereshat i këndonin himnet e tij dhe u rrokullis tatëposhtë pafundësisht.


Saturday, 15 August 2015

Regjimenti shqiptar “Gjuetarët e Orientit” në Ishujt Jonianë



Kjo është një gravurë e ushtarëve shqiptarë qe sherbenin ne trupat e Napoelonit ne Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar nje regjiment qe pervecse pervojes shume te cmuar ushtarake qe afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit.


Friday, 14 August 2015

Vallja Suliote





Në këtë tërësinë territoriale të Çamërisë, përfshihej dhe krahina e Sulit, në të cilën banonin  shqiptarë të krishterë, që flisnin dialektin çam , të cilët kishin krijuar një bashkësi të pavarur fillimisht midis katër fshatrave Suli, Qafa, Avariku dhe Samoniva dhe që qeveriseshin në bazë të venomeve. Banorët e Sulit në fillim ishin vendosur në këto katër fshatra shkëmborë afër njëri-tjetrit. Në fshatin Suli banonin nëntëmbëdhjetë fise ose fara të përbëra nga 450 familje me rreth 2000 anëtarë nga i njëjti gjak. Fist më të rëndësishme ishin ata të Xhavellajve, Boçarëve, Drakove, Dangëllive, Kuconikëve, Karabinëve, Malemejve, Buzëve, Kallogjerëve, Zarbenjëve, Papajanëve, Shahinëve. Në Qafa ishin katër fise që kishin 90 familje me afro 360-400 anëtarë. Këta ishin: Zervat, Pantazenjtë , Nikajt, Fotenjtë; në Smonivë ishin tre fise: Bejkot, Dangëllenjtë dhe Irajt me 50 familje dhe rreth 200-250 anëtarë; në Avarik ishin tre fise: Salarenjtë, Bufajt dhe Xhorazët. Në kohë të katër fshatrat morën emrin e përgjithshëm Suli. (Koli Xoxi. Marko Boçari: fq,6).  Më vonë në beteja me osmanët për të ruajtur vetqeverisjen e tyre, këtyre fshatrave iu bashkangjitën edhe 60 të tjerë të krishterë dhe myslimanë, të cilët u paguanin suliotëve detyrimet. Më kryesorët ishin: Zavruho, Gliqi, Potamia, Nemica, Kocanohori, Januzi, Zavarina, Gorica, Koritiani, Koroni, Koronopuli, Qeli, Turkopulako, Spathari, Skandali, Shalësi, Kulluri, Cangari, Stanovo, Mukovina, Dragoveci, Ardoshi, Sistruni, Romano, Alpohori, Vila, Sericani, Dervizani, Golemi, Lipa, Toskësi, Çifliku, Zhermi etj të cilët gjendeshin 7 km larg Sulit. (Koli Xoxi. Marko Boçari: fq 6 )
Suliotët, si popullsi rebele e luftarake kanë frymëzuar shumë autorë europianë, piktorë e shkrimtarë. Lord Byron, i përmend i pari në shënime e poemës së mirënjohur të tij, "Shtegtimet e  Childe Harold". Ai përshkruan një vendqendrim në Lutraki në Greqi, ku Bajroni i shoqëruar nga 50 trupa shqiptarësh dhe arvanish po udhëtonte drejt Tripolicës për të takuar Veli Pashën, djalin e Ali Pashë Tepelenës. Aty rreth zjarrit dhe natën pasi hëngrën dhe pinë verë, shoqëruesit shqiptarë u ngritën dhe ia morrën valles. Bajroni në shënime shkruan : "Nata ishte e errët, por në flakëritjen e zjarrit të kapte syri një korije, ca shkëmbinj dhe një liqen, të cilët tok me pamjen e egër të valltarëve të ngjante me një tablo që mund të kishte qenë piktura më e bukur e ndonjë piktori të tipit të autorit të Misterit të Udalfit". ...Dhe ndërsa e mërmërisnin këtë këngë, vinin rrotull zjarrit, uleshin në gjunjë, hidheshin lart dhe vini rrotull, kurse kori përsëriste fjalët.Fëshfërima monotone e valëve mbi guralecë në buzë të detit, ku ishim ndarë në grupe, mbushte menjëherë intervalet e heshtjes së këngëve me butësi dhe thyente monotoninë e tingujve.
Më vonë, piktorët H.Waren dhe W.Finden që realizuan ilustrimet e  poemës "Shtegtimet e  Childe Harold" në 1830, realizuan këtë gravurë të luftërarëve shqiptarë duke vallëzuar. Ata e quajtën "Vallja Suliote" duke dëshmuar se edhe pas kaq vitesh imazhi romantik i suliotëve ende gjallonte në artin europian. 

Shënime kulturore 14.08.2015


Monday, 10 August 2015

Opinioni publik dhe pritshmëritë nga bashkia


Në këto ditë të nxehta vere, teksa dëgjoj për opinionet rreth nismave më të fundit të Bashkisë së Tiranës më vjen ndër mend fabula e njohur e vezës së Kolombit. Sipas anekdotës historike, kur Kolombi po tregonte sesi kishte zbuluar Amerikën, gjatë një darke me disa fisnikë spanjollë, një nga të pranishmit i tha: “Çfarë mund të jetë më thjesht sesa zbulimi i një vendi të ri?” Si përgjigje, Kolombi i propozoi të zgjidhte një detyrë të thjeshtë: si të vinte një vezë që të qëndronte vertikalisht mbi tavolinë? Kur asnjeri nga të pranishmit nuk arriti ta bënte këtë gjë, Kolombi, mori vezën, e krisi nga njëra anë dhe e vuri mbi tavolinë, duke iu treguar të gjithëve që kjo me të vërtetë ishte një gjë e thjeshtë. Atëherë, duke parë këtë veprim, të gjithë protestuan duke pohuar se edhe ata mund ta kishin vendosur vezën vertikalisht. Kolombi iu përgjigj: “Dallimi midis nesh, të dashur zotërinj, është, që ju mund ta kishit bërë, kurse unë e kam realizuar me të vërtetë”. Të gjithë ata që ishin aty të pranishëm heshtën dhe e kuptuan se çfarë donte të thoshte Kolombi. Nëse një veprim bëhet njëherë, pastaj çdonjëri di sesi ta bëjë.


Sunday, 9 August 2015

Aleksandri i Madh



Buqefali u ngrit hov përpjetas me të dy këmbët. Turfulloi, hingëlliu ethshëm, ra poshtë dhe u kthye mbrapsht. Aleksandri e cyti lehtas që të kthehej drejt brigjeve të lumit, por Buqefali vazhdoi në të tijën. Matanë nëpër kodrat e buta të luginës së gjerë, nxinin kokat e zeshkëta e njerëzve që e kundërshtonin. Kishte kohë që e vriste mendjen sesi t’i quante ata njerëz. E dinte fort mirë që ata e quanin pushtues, por ai s’kish dashur asnjëherë t’i trajtonte si të mundur. Shumë bashkëkohës, përfshirë dhe filozofë të mëdhenj i kishin shprehur njëlloj si njerëzit matanë lumit, synimet dhe motivet e ngarendjes së tij drejt Hindit, madje duke përmendur të gjitha tundimet e kësaj bote: pushtet, femra dhe para.


Friday, 7 August 2015

Shënimet e sprapme të një murgu Arbër në 1492




O udhëtar mos harro
Kur strehohesh ne gji te Gramës
Se trualli ku shkel
eshte toka e Olimpise qe zbuste gjarperinjte
e lindte Leken e Madh,
Toka e Pirro Burrit qe me elefante e guxim
mundi roman e latinë
i Gjergjit, Princit te Epirit
qe kuçedren e mundi per 22 herë
ndaj para se te gdhëndësh emrin e dëshirën
mendo per vete se a ke vlerë …

Tiranë 07.08.2015





Thursday, 6 August 2015

Misionari i paqëtimit ndër shqiptarë...


Në historinë sociale e politike të kombit shqiptar janë shumë të rallë figurat dhe personalitetet që gëzojnë një reputacion dhe respekt të veçantë këndej e andej kufirit. Kjo dukuri ndodh , jo sepse kemi një zbrazëtirë me figura të tilla historike dhe sociale apo niveli i tyre kulturor e social nuk është në gjendje që t’i apelojë nevojave dhe dëshirave të kombit shqiptar sot, por sepse ndër shqiptarë është shumë vështirë të zërë rrënjë mendimi pozitiv kur vjen puna për hierarkitë letrare, shoqërore të figurave të veta. Raste tipike të një mendësie të tillë janë debatet mbi figurën e Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, Ismail Kadaresë, debate të cilat përpara se të shtojnë ndonjë vlerë në panteonin e vlerave shqiptare më tepër tregojnë katandinë se në cilën gjendet mendimi kritik shqiptar.