Wednesday, 19 August 2015

Ku ti gjejmë bankierë të tillë?




Dhimitër Paskon alias Mitrush Kuteli e njohim  të gjithë si shkrimtar dhe përkthyes. Në letërsinë shqipe ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në prozën e shkurtër, aq sa më të drejtë mund të quhet themelues i shkollës së kësaj gjinie në letërsinë tonë. Por ai ka një kontribut shumë të madh dhe në studimet ekonomike. Për më tepër një akt i tij kurajoz që kërkonte guxim intelektual dhe forcë morale në fushën e financave bëri të mundur shpëtimin e arit shqiptar në periudhën kur Shqipëria ishte e okupuar nga nazistët.
Mitrush Kuteli deri në maj 1943 punoi prane shoqërise SASTEB dhe më pas gjatë periudhës maj 1943 deri në vjeshtë 1944 punoi pranë Bankës Kombëtare së Shqiperisë si konsulent për çështjet monetare. Kjo është periudha kur ministër të Financave ishin Sokrat Dodbiba dhe Et’hem Cara, të cilët u përballën me problemin e thesarit, të arit dhe të emisionit të monedhës së re, që kërkonin të nxirrnin gjermanët.
Dhimiter Pasko ishte një nga kundërshtarët e kesaj kërkese të Komandës Gjermane në Shqiperi. Kur gjermanet shkuan për ta arrestuar në Bankë, ai doli nga një portë anësore dhe më pas kaloi në zonën partizane në Priskë. Nëse do të ishte emetuar monedhë e re, Shqipëria do të kishte patur pasoja te rënda, ashtu si edhe në të gjitha vendet e pushtuara nga gjermanët. Nje pjesë të bankënotave dhe një pjesë të arit për ta mbrojtur nga bastisjet e gjermanëve, drejtuesit e Bankës, në mes tyre edhe Dhimiter Pasko, e kishin hequr nga Thesari i Madh dhe e kishin dërguar në Thesarin e Durrësit. Këto shuma më vonë i mori në dorëzim Banka e Shtetit Shqiptar.

Me 27 nëntor 1944 Dhimiter Pasko u kthye në Tiranë dhe pas hapjes së Bankes së Shtetit, u emërua në funksione drejtuese të rangut të lartë. Se bashku me Kostandin Boshnjakun ish-drejtor i përgjithshem të Bankës se Shtetit Shqiptar, Dhimiter Pasko ka perfaqësuar këtë institucion, si firme e dytë në çeqet bankare te emëtuara gjatë periudhës 1945. Çeqet 100 franga shqiptare dhe ato 200 franga shqiptare, mbajnë edhe firmen e tij, krahas asaj te Konstandin Boshnjakut.
Gjate viteve të luftes Dhimiter Pasko iu kundervu gjermanëve që donin të grabisnin Banken Kombëtare të Shqiperisë. Per këtë veprim gjermanet donin ta varnin para bashkisë, kur morën vesh se Dhimiter Pasko i kishte sabotuar. Rastësisht shpëtoi. Pas çlirimit kur iu kundërvu jugosllavëve që donin të grabisnin Bankën e Shqiperisë dhe për këtë gjë regjimi komunist e  denoi si “armik i popullit” nga shteti shqiptar.


Dhimiter Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi parifikimin e monedhës shqiptare me monedhën jugosllave. Në maj te vitit 1947, u arrestua me akuzen “Armik i Popullit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Ai u dërgua në kampin e Voçishtit së bashku me të burgosur të tjerë, që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. U lirua me “falje” ne prill 1949.Nga viti 1942 Dhimiter Pasko nuk u angazhua më me ekonomine. Ai u angazhua shumë pak me letërsi dhe punoi si përkthyes ne Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”, duke i dhuruar publikut shqiptar disa nga kryeveprat më të mëdha të letërsisë botërore. Përkthimi i Shpirtërave të vdekur të Gogolit, është quajtur nga kritikët si një simfoni proze në shqip, ku së bashku me përkthimin e Don Kishotit të Servantesit nga Noli, konsiderohen si prova se në gjuhën shqipe mund të përktheheshin denjësisht kryevepra të lëtërsisë botërore. 


No comments: