Sunday, 16 August 2015

Rënia e Durrësit në duart e osmanëve...



Çdo qytet ka historinë e vet. Në të , si një mozaik të çmuar pasqyrohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënojnë jo vetëm të shkuarën dhe të ardhmen të qytetit por në disa raste dhe të vetë vendit.
Kështu p.sh themelimi i Durrësit të vjetër dhe shndrrimi i tij në një qytet port të rëndësishëm të gjithë Mesdheut ndikoi kaq shumë jo vetëm në cilësitë e të qenit të veçantë si qytet i krahasuar me qytetet e tjera të Perandorisë Romake, por edhe pse ishte një pikë takimi shumë e fortë e kontaktit dhe shpërhapjes së kulturës latine në të gjithë territorin rreth tij. 
Egzistenca dhe shpërhapja e kësaj kulture latine bëri të mundur që territoret shqiptare të kishin një afërsi shpirtërore me Evropën që rilindi përmes kulturës antike në shekullin e artë të Rilindjes Evropiane. Kjo afërsi shpirtërore dhe mbijetesa e një afrimi politik me Evropën bëri të mundur që 5 shekuj më vonë, Shqipëria ti bashkangjitej klubit të shteteve ballkanike që kishin shpallur pavarësinë nga Perandoria Otomane. Mirëpo kjo vazhdimësi latine e qytetit kish qenë e dallueshme dhe rrezatuese deri në 13 gusht të vitit 1501, pasi pikërisht në këto vite, ku Durrësi me statutet e famshme të tij kish krijuar nje fiziomoni të veçantë nga qytetete tjera të Adriatikut lindor fati historik e solli të bjerë nën zgjedhën osmane ku fillon e ndryshon kryekëput i gjithë zhvillimi i qytetit. Qyteti rrudhet e pakësohet, porti shkatërrohet nga osmanët për të shmangur çdo rizgjim interesi nga fuqitë evropiane dhe në fillim të shekullit XIX do të ketë një numër modest banorësh, rreth 3000. Ndonëse ishte skela më e rëndësishme e Shqipërisë së Mesme, roli i tij qe redaktuar ndjeshëm në krahasim me periudhën mesjetare.Këtu duhet përmenduar dhe një farë llogarie e bilanci forcash logjik për Sinjorinë e Detrave-Venedikun që në paqet e veta me osmanët këmbëngulte që Adriatiku të mbetej një liqen venedikas duke mos lejuar osmanët nxjerrjen e flotës në det, por ky balancim forcash logjik për Senjorinë rezultoi fatal për brigjet shqiptare sepse në to nuk u zhvillua më ndërtimi i anijeve dhe në përgjithësi popullsia shqiptare u privua nga kultura e detit. Në radhët e popullsisë së Durrësit përfaqësoheshin të tri fetë, që ekzistonin në Shqipëri. Vendin e parë e zinin myslimanët me rreth 360 familje, pastaj vinin të krishterët ortodoksë me rreth 200 familje dhe më në fund , banorët katolikë, me rreth 40 familje.Nga historia e tij mijëravjeçare , Durrësi kishte trashëguar dy mitra kryepeshkopare, nga të cilat njëra i takonte kishës lindore: Kryepeshkopata Ortodokse e Durrësit, tjetra kishës perëndimore: Arqipeshkvia Katolike e Durrësit.




No comments: