Sunday, 16 August 2015

Udhëtimi i Orfeut



Orfeu ndihej i mërzitur. Kënga dhe lira e tij nuk ndillte më askënd. E kish pikur një mall i zjarrtë për Euridiken ,ndaj vendosi të braktiste botën e sipërme dhe të zbriste në Ferr. E dinte që nuk do ta shpëtonte dot Euridiken por ideja se do të rrinte pranë saj e ngushullonte. Gjeti guvën dhe zgavrën ku priftereshat i këndonin himnet e tij dhe u rrokullis tatëposhtë pafundësisht.
Rrugës duke rënë, mendoi se ndoshta kish bërë gabim që kish braktisur botën e të gjallëve. Kjo ndjenjë iu përforcua kur ndeshi me një shqiponjë qe po ngjitej lart. Sipër saj duke u mbajtur fort pas zverkut ishte një njeri. Çpo ndodh mendoi ?
 Zeusi ka dërguar poshtë,shpendin e vet te preferuar për të sjellë lart dikë. Kush është ky i preferuar i Zeusit? Çkërkon që vjen ne boten e mërzitshme nga ai po ikte? Burri sipër shqiponjës e përshendeti me dashamirësi por ai spati kohë ta shquante mirë,vecse kokën e shogët e qeroze te tij. Qenka qerozi..,njeriu që i rrëfenin historinë e çuditshme e të kundërt me të tij,të ngjitjes nga Ferri në botën e njerëzve pasi kish rënë gabimisht aty. Orfeu e ndjeu kokën lëmsh. Nëse ai Qerosi që historinë ia rrëfenin shumë më vonë se e tij, po ikte andej, se nuk ndihej mirë, ai vetë çkërkonte qe po shkonte aty? Kush dreqin ishte ferri,ai që po linte,  apo ai që po shkonte? Qerozi po ngjitej larg i mbajtur pas shqiponjës ,ndërsa Orfeu i ndjekur nga malli për Euridiken po binte poshtë pa e ditur se edhe aty kënga e tij nuk do ndillte askënd. Kohë e keqe për këngët,kohë e keqe për ritet ...,çuditërisht kohë e mirë për menaxherët e agjensive të udhetimit , të atyre që presin bileta për parajsë ose ferr...


No comments: