Monday 1 October 2012

Në kopshtin e Rumiut





Eja mjeshtër na mëso,
si ta mbrojmë shpirtin nga paudhësitë,
por vetëm ki parasysh
se kupat me helm ska kush ti pijë.
Nuk skuqemi as nxihemi më,
se nuk i respektojmë ligjet
Sokratët i kemi burgosur në fund të shpirtit
e sa herë kemi nevojë për  ta,
i citojmë kot së koti
Eja mjeshtër dhe na merr për dore
Ti i di më mirë se të gjithë
rrugicat e shpirtit.
Na fol me gjuhë të ëmbël,
se ku fle brenda nesh  Zoti dhe djalli
kush është i vdekuri dhe kush është i gjalli
Eja Mjeshtër, mos na braktis...









No comments: