Thursday 25 October 2012

Flamuri i melankolisë




Sivjet të gjithë deklamatohen hapur
me një gëzim fals që u lodron në fytyrë,
duke ngritur lart flamujt e haresë
për tiu  gëzuar një feste
që një njëqind vjetor u kujton.
Krejt e huaj për mua kjo butafori
arlekinash
që ndjell zhurmë e gaz mediokër
të tregtarëve të flamujve
shkakton arratisje në vende e kohë të tjera
ku ideale dhe ëndrra presin të realizohen
e deri në mungesë të tyre
shpirti i nënshtrohet  qetësisht, në paqe
flamurit të trishtë të melankolisë sime.

Tiranë 24.10.2012


No comments: