Monday 8 October 2012

Koha e shumimit të mizave

Fruit flies mating, source: Wikimedia Commons



Në kohën e shumimit të mizave,
E ndjen veten një shtrat bashkëshortor të tyre,
Kërcell që limfën ta përthajnë
për të prodhuar pështymë të neveritshme
për të dhjerë disa portrete të lodhura
që kanë kaq vite që shkaravitin horizontin.
Në kohën e shumimit të mizave,
mëson se gjenetika e kromozoneve bezdisës
shtohet sëbashku me ajrin e ndotur
të mosmirënjohjes e cinizmit
të mpakjes dhe mashtrimit
për të rritur një sharlatanizëm të mjerë
që nxjerr kryet gjithandej nëpër
fytyra deformimesh gaztare
që kllounat do ua kishin zili buzëqeshjen idiote.
Në kohën e shumimit të mizave,
larvohesh pa dashur nga pak dhe vet
e mes teje e të tjerëve
larvat e së keqes marrin jetë...


No comments: