Rruga gjarpëron mes
kodrash,
buzëqeshja të gjarpëron
nëpër kurm
gjarpri, gjarpëron
nëpër mollë
Ç’mëkate vallë
sot do shijojmë?
Pemët dhe gjethet
s’janë asgjë
as retë gushëpëllumbi
që feksin që larg
është vetëm fjala
ime që përpiqet të zërë vend
gjithandej shpërndarë
nëpër kurmin tënd
se e para ishte
fjala dhe pastaj erdhën të tjerat
më thuaj, më
thuaj,
ku të gjallon
fjala të dua?
ç’lirishta të
kurmit rrisin mollët e mëkatit?
ç’dallim ka mes të
dashuruarit dhe të ngratit?
Rruga gjarpëron mes
kodrash
e asnjëherë s’është
e drejtë
njeriu përpiqet ta
gjejë vetë rrugën
e gjithmonë mes
vetes humbet
No comments:
Post a Comment