Do të iki thashë,
e shova cigaren në
tavllë
s’do ketë më
takime
as vjeshta të
kaluara bashkë
Do të iki
i ngrysur si muzg me re
pa mësuar kurrë
se ç’ish dashuria
por duke e njohur
se ç’demon qe
Do të iki
e kokën se kthej
më pas
kohën, me hapat
që largohen nga ty
do filloj ta mas
Do të iki dhe
kujtimin tënd
si kryq do ta
mbaj mbi shpinë
derisa në të një
ditë në të kryqëzohem
e të gjej
dashurinë.
1994
No comments:
Post a Comment