Përvjetori i
lindjes së Goethes, këtij vigani të mendimit Europian është gjithmonë një përvjetor që të shtyn të kërkosh lidhjet e
krijimtarisë së tij me kulturën e vendit apo të rajonit. Kjo gjë në fakt është
kurthi që bien të gjithë studiuesit pasi kur përpiqen të nxjerrin në pah të
veçantat, ata gjejnë universalitetin e dijeve të tij. Goethe ishte shumë i
apasionuar nga kultura e lashtë dhe e re e Ballkanit, por ai simbolizonte dhe
shpirtin racional gjerman. “Im Anfang war die Tat”-“Në fillim ishte vepra "
, një përkthim i lirë versës së parë të ungjillit sipas Gjonit, (1: 1), “në fillim ishte fjala” që Goethe e vendos në
gojën e Faustit, kur e vë këtë të fundit në dramën “Faust”të përkthejë
Ungjillin sipas Gjonit(Vargu. 1237). Kjo frazë u kthye në moto e filozofisë së
tij që në fakt shkundi Gjermaninë e shekullit të XVIII dhe gjithë Europën.
Thursday, 30 August 2018
Wednesday, 29 August 2018
Poezia e përjetshme Vasha nga Athina e Lord Byron-it
Në qendër të Athinës, në zonën aktuale të
Psiri, në Agia (Ayia Thekla rrugë aktuale), ishte rezidenca e familjes Makris.
Babai i familjes, Prokopis Makris ishte konsulli i Anglisë në Athinë . Ai
jetonte në shtëpi me gruan Theodhorën dhe tre vajzat e tyre. Prokop Makris vdiq
herët dhe e la gruan të ve me të tre vajzat. Theodora për të rritur të tri
vajzat, filloi të japë me qera disa dhoma në shtëpinë e vet, sidomos të huajve
që vizitonin të Athinën. Rezidenca përbëhej nga dy ndërtesa dhe ishte kaq të
rehatshme, si për familjen dhe për vajzat dhe për turistët.
Monday, 23 July 2018
Shtegtimi i Childe Harold në viset shqiptare
Shtegtimi i Childe Harold (Çajld Haroldit) është një nga veprat letrare më të arritura të Lord Byron-it( Bajronit). Vetë autori thotë në dedikimin e kënges së katert se është
"më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia".
Saturday, 23 June 2018
Mendimi i elitës shqiptare të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë për Ali Pasha Tepelenën.
Pyetje
të shumta kanë shoqëruar vlerësimin e figurës së Ali Pashë Tepelenës dhe rolit
të tij në historinë moderne të Shqipërisë. Njerëz të ndryshëm të letrave,
historianë, përkthyes, por edhe shpesh herë amatorë të historisë, duke iu
referuar folklorit, gojëdhënave dhe leximit të veprave të udhëtarëve të huaj,
kanë krijuar tashmë një fabul të një njeriu orientalist, të egër, mizor që kur
veçohet fillon karrierën e vet si një hajdut i thjeshtë në malet e Epirit, për
të përfunduar nëpërmjet vrasjeve, përdhunimeve dhe dredhive si zot i vërtetë i
tij. Nuk mungojnë këtu edhe penelatat e fuqishme, madje me ngjyrime
orientaliste të haremeve të tij, dashurive, historia e Frosinës, që paraqesin
një figurë të degjeneruar dhe epshore të Ali Pashës, që s’ndalet para asnjë
gjëje për të arritur qëllimet e veta. Portreti më i mirë, për këtë perceptim
orientalist të figurës së Ali Pashës, nga ana e elitës evropiane të kohës, që
vizitoi Pashallëkun e tij, por edhe nga shfrytëzimi me mjeshtëri nga vet Pashai
i këtyre motiveve është trajtuar gjerësisht nga studiuesja Katherine Flamming
në veprën e vet të mirënjohur “Bonaparti Mysliman”, çka e ka lehtësuar shumë
terrenin metodologjik, për trajtimin e kësaj figure kontraverse në historinë e
afërt të Epirit, Shqipërisë dhe Greqisë. Studime dhe vlerësime të ndryshme për
Ali Pashë Tepelenën kanë dhënë edhe mendimtarë dhe aktivistë kulturorë të
Rilindjes Kombëtare ku spikat Sami Frashëri, Gavril Dara i Riu, Elena Gjika ,
Faik Konica, Mit’hat Frashëri etj.
Monday, 18 June 2018
Valë europianizimi në rajon.
Rruga e integrimit evropian dhe bashkëjetesa e nesërme në
Evropë ka marrë një komfirmim të rëndësishëm me nënshkrimin e marrëveshjes
midis Greqisë dhe Maqedonisë në takimin e djeshëm në Prespë. Kjo marrëveshjë
krijon shumë premisa që në bazë të kritereve të Kopenhagës dhe traktateve të
tjera të B.E e gjithë problematika midis dy vendeve të sheshohet duke krijuar
një bashkëpunim më të mirë dhe aderimin e Maqedonisë në NATO dhe B.E. Po përse
u zgjodh Prespa si një vend i nënshkrimit të marrëveshjes?
Sunday, 17 June 2018
Koburja serme e Ali Pashë Tepelenës
Muzeologjia shqiptare është e varfër me sende personale
të Ali pashë Tepelenës. Shumica e objekteve personale të tij gjenden jashtë
Shqipërisë. Ky numër i madh objektesh i shpërndarë në muzeume dhe dyqane
antikuarësh tregon për rëndësinë që ka pasur figura e tij historike pavarësisht
gjykimeve kontraverse rreth jetës, aktivitetit dhe rolit të tij në histori. Një
objekt origjinal i Ali pashë Tepelenës është një kobure brezi që gjendet në
Turqi, në librarinë me antikuarë e harta të vjetra, Denizler Kitabevi, në
rrugën Istiklal Caddesi, fare pranë sheshit Taksim. Pistoleta është në gjendje
shumë të mirë, e zbukuruar me argjend dhe me emrin e Ali Pashës të shkruar në
osmanisht. Ky është objekti i dytë personal që njohim nga armët e zjarrit të
Ali Pashë Tepelenës. Njëra armë, një pushkë e llojit karajfile gjendet në
Muzeun e Ali Pashë Tepelenës në ishullin e liqenit të Janinës, dhe ka të
shkruar në greqisht: Ali Pasha 1804. Në tetor 2015, Muzeu i Ali Pashës në
ishullin e Janinës, u pasurua me një pushkë origjinale të Ali Pashë Tepelenës,
e cila është e larë në ar. Arma kishte qenë në zotërimin e një familje të
vjetër fisnike nga Janina që në vitin 1930 ishte shpërngulur në Athinë. Në fund
të jetës, zotëria posedues që dëshiroi të mbetet anonim vendosi që t’ia
dhuronte Muzeut të Ali Pashës, edhe pse për këtë objekt origjinal mund të
kishte marrë oferta nga shumë muze të botës. Arma e ekspozuar tashmë në muzeun
e Ali Pashës në Janinë është e tipit karajfile. Ndërsa arma që gjendet në
librarinë e antikuarëve Denizler Kitabevi është e llojit kobure brezi e punuar
me filigran, por nuk kemi të dhëna sesi ka përfunduar në duart e koleksionistëve
turq.
Thursday, 24 May 2018
“Rrëfimi letrar përmes historisë”
Nga “Ali Pashaida” e Haxhi
Shehretit tek “Shkodra e Rrethueme” e Ndoc Nikaj (1913)
Ballkani është një trevë e Europës, që mbart në
ndërgjegjen e vet kolektive shtresëzime të ndryshme kulturore. Perandoritë e
mëdha si Roma, Bizanti, ngjarjet e Kryqëzatës së IV, qytetet e administruara
nga Venediku e më vonë çatia e përbashkët e Perandorisë Otomane kanë krijuar
një kaledoskop kulturor ku influencat e ndryshme prodhojnë kultura dhe mozaikë
kulturorë të ndryshëm. Kultura është pashmangërisht e lidhur me historinë.
Subscribe to:
Posts (Atom)







