Wednesday, 4 September 2013

Gjuha shqipe dhe politika



Në perandorinë ish-sovjetike,që ishte një konglomerat popujsh e gjuhësh, kur ndodhej në bisedë qoftë dhe vetëm një rus,të gjithë pjesëmarrësit edhe pse mund tu përkisnin kombësive të tjera duhet të flisnin në rusisht. Në momentin kur dikush nuk e respektonte këtë “rregull”,atëherë dëgjohej shprehja”fol në gjuhë normale” që nënkuptonte sërish përdorimin e rusishtes. Natyrisht që ky ishte një mentalitet kolonialist dhe nuk kish të bënte aspak me hierarkinë e gjuhëve apo me pamundësinë e tyre për të shprehur qartë mendimet dhe mesazhet.


Saturday, 31 August 2013

Porta e qytetërimit të Adriatikut Lindor



Çdo qytet ka historinë e vet.  Në të , si një mozaik të çmuar pasqyrohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënojnë jo vetëm të shkuarën dhe të ardhmen të qytetit por në disa raste dhe të vetë vendit. Kështu p.sh themelimi i Durrësit të vjetër dhe shndërrimi i tij në një qytet port të rëndësishëm të gjithë Mesdheut ndikoi kaq shumë jo vetëm në cilësitë e të qenit të veçantë si qytet i krahasuar me qytetet e tjera të Perandorisë Romake, por edhe pse ishte një pikë takimi shumë e fortë e kontaktit dhe shpërhapjes së kulturës latine në të gjithë territorin rreth tij.


Friday, 23 August 2013

Turizmi rastësor i brigjeve shqiptare



Çfarë peshe zë ekonomia në diskursin politik, integrues në Ballkanin Perëndimor? Mendimi i parë që të vjen ndërmend për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është se përderisa integrimi ekonomik ka qenë forca lëvizëse që ka nxitur Bashkimin Evropian, atëherë duhet të zërë dhe peshën kryesore në diskursin politik intrigues të vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të jenë anëtarë të këtij bashkimi politiko-ekonomik shtetesh.


Friday, 16 August 2013

Mosmirënjohja



... Dhe u mblodhën të gjithë konspiratorët
tufë  rreth trupit të vdekur të Cezarit
dhe mes gjithë asaj lemerie gjaku të rrjedhur
të gjithë filluan të flasin me zë të lartë e të grinden
 se kush e kish dhënë  goditjen më fatale


Saturday, 10 August 2013

Epiri



Poeti  Virgjil, i lindur në Mediolanium
qytetin e bukur në mes të luginës,
krenar deri në palcë që ishte latin, roman
kur iu desh të shkruante për lavdinë e Romës
Iu desh të zgjidhte Eneun, një hero Trojan
që themelonte një qytet të madh e madhështor
Butrintin njëlloj si Troja e lashtë.
Përballë atyre vargjeve gjithë metrikë e elegancë
Sa e kotë duket përballja e një shekulli e gjysmë më pare
E konsullit Paulus Emilius për të djegur
 pyjet e 70 qytetet e Epirit
për ta humbur krejt
emrin dhe racën njerëzoretë atyre vendeve
nën hirin e flakëve
Epiri, ashtu si Troja në vargjet e Homerit
Po e  ringjallte Eneida përjetësisht.

Milano 25.06.2013




Friday, 9 August 2013

Qeveria e re dhe qytetari shqiptar



Javët e fundit, opinioni publik është fiksuar fiksuar dhe përkushtuar pas krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së së saj. Në studio televizive, në gazeta të shtypit të përditshëm e në blogosferë, të gjithë po e përshëndetin dhe vlerësojnë frymën e re të krijimit të qeverisë që për hir të së vërtetës duket se zhgënjeu shumë nga trumpetat e propagandës tetë vjeçare që vazhdimisht i ranë fyellit në një vrimë duke dashur të tregojnë se nuk do të kishte ndryshim cilësor por thjesht një pudër në konceptimin e pushtetit.


Tuesday, 6 August 2013

Përjetësia e Epirit






Konsulli i I i Romës, Emilius Paulus*
i mbiquajturi Maqedonsi
për shkak se dërrmoi gjithë Maqedoninë
kapi rob mbretin dhe vrau 500 fisnikë
të quajtur nga ai si armiq të Romës
në vitin 167 p.e.s vendosi të sulmonte dhe Epirin