Një nga përfaqësuesit
më të mëdhenj të elitës arbëreshe është padyshim Jeronim De Rada që
ndryshe nga paraardhësit e vet jo vetëm pati meritën që hapi siparin e Romantizmit
në letërsinë shqipe me veprën e tij “Këngët e Milosaos” 1836, por për herë të
parë e integroi letërsinë e një komuniteti të vogël në rrjedhat europiane të
kohës.
Saturday, 30 January 2016
Monday, 25 January 2016
Fryma Kombëtare e Kongresit të Parë Bektashian.
Situata fetare në Shqipëri në prag të zgjimit kombëtar
ishte pothuajse shumë e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera ballkanike apo dhe
vendeve të tjera të Evropës Juglindore . Pushtimi otoman kishte sjellë një faktor tjetër në skenë përsa i përket
situatës fetare në Shqipëri. Në fillimin e shekullit të XVI filloi procesi i
Islamizimit të një pjese të popullsisë. Megjithëse ky konvertim nuk ishte masiv
në fillim( sipas një raporti që dokumenton vizitën e Marino Bizzi,
arkipeshkopit të Tivarit në 1610 ,përmendet se “vetëm 30% e popullsisë ishte konvertuar në besimin Islam”[1],
ky numër do të rritet në mënyrë të ndjeshme në shekujt e XVII dhe XVIII.
Sunday, 24 January 2016
Shtegtari romantik në Shqipëri
Poeti
i madh romantik anglez George Gordon Byron, gjatë vizitës së tij në
Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, mori si kujtim nga ato vise
një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e
këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips
që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin
shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”
(Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti
u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në
Athinë.
Friday, 22 January 2016
Thursday, 21 January 2016
Rizbulimi i Shqipërisë në fillimin e shekullit të XIX.
Nëse e postulojmë
“zbulimin” e Ballkanit në një moment historik relativisht mjaft të vonë kjo nuk
do të thotë se dëshmitë dhe përshkrimet e udhëtarëve kanë qenë dukuri që u
shfaq vetëm mbas shekullit të XVIII. Shumë nga dëshmitë e mëparshme sidomos nga
ato që janë hartuar nga vrojtues politikë , nga oficerë të shërbimeve sekrete e
nga diplomatët kanë qenë shpesh herë fryt i vështrimeve më të mprehta dhe më të
informuara se disa nga dëshmitë e udhëtarëve të mëvonshëm.
Tuesday, 19 January 2016
Dilema midis realitetit dhe artit
Arti
dhe realiteti nuk janë gjithnjë dy anët e ngjashme të një medalje. Është mjaft
e njohur hendeku i madh midis realitetit dhe artit si krijimtari e veçantë.
Platoni, shumë shekuj më parë në veprën e tij “Republika” i përjashtoi poetët
pasi sipas tij me artin e tyre korruptonin ndjenjat e publikut. Nuk e di se
çfarë do të shkruante për piktorët , por ajo që mund të vihet re është se kur
lexon libra të autorëve që përshkruajnë mesjetën e sidomos Stephan Cvajg te
“Magelani”, me popullsinë që nuk njihte se ç’ishte sapuni e me kushte
higjienike të vështira, por në të njëjtën kohë kundron artin figurativ të
Rilindjes Evropiane, gjithë ngjyra pasionante, pastërti dhe jetë, realizon se arti vërtetë ka shërbyer si
“mburojë” për të paraqitur botën si duhet të ishte.
Monday, 18 January 2016
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, princi evropian i Arbërisë...
Skënderbeu
ishte një Princ i mesjetës, njëlloj si princërit evropianë që analizon filozofi
italian Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Gjergj Kastrioti lindi
në Arbëri, e cila ishte nën sferën e influencës të qytetërimit perëndimor, por
u rrit në Turqi ku gjithë monarkia ishte e qeverisur nga një drejtues dhe të
tjerët ishin veçse skllevër të tij e sipas Makiavelit sundonte despotizmi.
Subscribe to:
Posts (Atom)







