Udhëtimi,
të papriturat, aventurat dhe ngasjet që
gjen njeriu gjatë tij është një tematikë e letërsisë së përbotshme, që fillimet
e saj i ka ndoshta në parashtresën emocionale dhe psikike të vetë njerëzimit.
Friday, 20 December 2013
Sunday, 8 December 2013
Amëshim
Në
një qeli,
Një
murg shkruan me flakë qiriri
Emrin
e Zotit
C’lutje
të mendojë vallë?
Në
një dhomë
Një
shkrues shkruan me fjalë shpirti
Emrin
e Muzës
C’vargje
të thurr vallë?
Lutja
dhe falja ngërthehen me njëra tjetrën
Murgu
dhe poeti duken se janë një…
Perktheu
nga liturgjia: Poeti
Përktheu
nga poezia: Murgu
Fillesat e zgjimit kombëtar shqiptar ne oborrin e Ali Pashe Tepelenës
Viti
1789 është një vit emblematik për Evropën dhe më gjerë pasi shënon lindjen dhe
konceptimin e ideve të reja për shtetin kombëtar. Revolucioni francez përveç
përmbysjes së madhe të shkaktuar në rendin shoqëror ngjiz dhe idealet e
nacionalizmit.
Tuesday, 26 November 2013
Casting Light on Little-Known Story of Albania Rescuing Jews from Nazis By Joseph Berger -Rrëfimi për shqiptarët shpëtimtarë të hebrenjve i tregohet botës
Arsllan
Rezniqi rode in the back of a car used to transport Jews from Nazi-occupied
Macedonia to safe hide-outs. A truck was also used and over time, Mr. Rezniqi
moved 400 Jews to Decan, in Kosovo.
Rrëfimi
për shqiptarët shpëtimtarë të hebrenjve i tregohet botës
“Shqipëria
ishte një prej shteteve të vetme në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund
të luftës sesa në fillim të saj”, ka thënë Michael Berenbaum, ish-drejtor i
projektit të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës.
Monday, 25 November 2013
Apostulli i shkrimtarisë shqiptare
Nëse
bilingulizmi do të vlerësohej ndonjëherë si vlerë e veçantë në Ballkan, pa
dyshim fshati Dhërmi do të ishte një nga vendet që do të përmendej si tillë. Ky
fakt edhe nëse është hipotetik pasi Ballkani ende vuan nën etnocentrizmin e vet
dhe shoqëritë ballkanike me shumë vështirësi e pranojnë kulturën e “Tjetrit”,
nuk duhet të na trembë dhe as të na trishtojë pasi vetë këto shoqëri dhe
mikrokozmose të vogla lindin dhe personalitete që me ndërgjegje të hapur dhe të
lirë kontribuojnë në kulturën me dimensione më universale sesa në atë lokale.
Friday, 18 October 2013
MIGJENI I PASHMANGSHËM
Letërsia
është e pakufishme në hapësirat qiellore të saj. Në të lindin e shuhen meteorë
që ndriçojnë epokat, zhyten në errësirë, ringjallen sërish ose dhe harrohen në
tisin e kohës. Ky realitet i vërtetë për letërsitë e mëdha mund të mos ketë
luksin të zbatohet dhe për letërsitë e vogla, por pavarësisht këtij fakti ashtu
si ligjet e universit janë njëlloj për të gjithë edhe ligjet e brendshme të
zhvillimit të letërsive duam nuk duam janë të vlefshme dhe për letërsinë tonë.
Wednesday, 4 September 2013
Gjuha shqipe dhe politika
Në
perandorinë ish-sovjetike,që ishte një konglomerat popujsh e gjuhësh, kur
ndodhej në bisedë qoftë dhe vetëm një rus,të gjithë pjesëmarrësit edhe pse mund
tu përkisnin kombësive të tjera duhet të flisnin në rusisht. Në momentin kur
dikush nuk e respektonte këtë “rregull”,atëherë dëgjohej shprehja”fol në gjuhë
normale” që nënkuptonte sërish përdorimin e rusishtes. Natyrisht që ky ishte
një mentalitet kolonialist dhe nuk kish të bënte aspak me hierarkinë e gjuhëve
apo me pamundësinë e tyre për të shprehur qartë mendimet dhe mesazhet.
Subscribe to:
Posts (Atom)







