Fjalët që shprehin
koncepte të mëdha shpesh herë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por
në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të
koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu p.sh pak kush mund t’i vejë
mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme
për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të
saj dhuratën që i jepej fituesit në lojrat e festimet të organizuara për nder
të hyut Dionis. Kjo dhuratë që ishte cjapi shumë e denjë për vendet malore , ku konsiderohej një kafshë e
shenjtë për të mbarështuar ekonominë e rrjedhimisht dhe për tu flijuar, duket
sikur e plebetizon paksa aristokracinë e lartë të fjalëve që pasqyrohet në
formën e tragjedisë, por në të vërtetë ata që i kanë dhënë jetë këtj lloji arti
skenikë janë aktorët e mrekullueshëm tragjikë.
Etnosi dhe kombi
ynë ka pasur fatin të lind një të tillë të shenjuar në memorjen e kohës me
emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një
profeti të madh të njerëzimit si Moisi. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë
mund të gjente fjala tragjike sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person,
pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo
përparim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore
që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu një profet që udhëhoqi popullin e vet drejt
Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e
Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash mund ta gjesh vetëm në Gadishullin Ilirik
prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i
Madh është një hero kulturor.
Çfarë mund të ketë
trashëguar Moisiu nga vendi i origjinës së vet? Qytetet Durrësi e Kavaja ku kaloi disa
vite jetës ? Si mund të ketë ndikuar këto qytete në personalitetin e tij? Në vitin 1849 peisazhisti britanik Edward
Lear shkruan për Durrësin se nga pamja kështjella duket ndërtesë e stilit
norman, ndonëse me plot arna e merementime. Fortifikimet e saj shtrihen
tëposhtë faqes së kodrës, deri buzë ujit , ku bashkohen me muret e qytetit. Në
disa pjesë të tyre vura re disa mburoja të parzmuara, me ca basoreliefe në
formë bufash të gdhendur. Kombinimet e peisazheve përqark janë shumë elegante e
të mrekullueshme nga çdo peisazh shqiptar që kam parë. E mandej ai shkruan për
bukurinë rurale të rrethinave të Kavajës që përbehet nga ullinj të mëdhenj që
shtrijnë degët mbi shtigje e brigje të thyera, rrugica, ca xhami e një kullë e
lartë sahati, figura gegësh të veshur me
ngjyra të forta-të zeza, të kuqe, të bardha; varreza me varre xixëlluese; pastaj
pemë kopshti që ngriheshin mbi çatitë e kuqërrema dhe oxhaqet e bardhë të
lartë; valëzime ullishtash në ngjyrë të gjelbër në të kaltërt ; më tej livadhe
të rrafshët e të pafund deri në det, me tufa të pafund bagëtish; ndërsa linjat e
kodrave të ulëta e të zbehta në jug-perëndim , si dhe Adriatiku i kaltër me
Durrësin në kepin e vet shkrihen ëmbël në horizont. Ndoshta këto përthyerje e
pafund peisazesh do reflektonin në zërin
e tij magjik. Ndoshta diversiteti fetar e arkitekturor do ndikonte në
temperamentin e tij gjithë jetë e pasion. Stefan Cvajg, do të shprehej për
zërin e tij “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e
lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen
përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu
mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”. Po a e
ndjente veten Moisiu shqiptar? Ja si shprehej ai në takimin e datës 29 qershorit 1920 në Vjenë me studentët
shqiptarë, i prekur nga konsideratat dhe
entuziasmi i tyre. “Miq të dashur, ju faleminderit shumë për nderimet që më
rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhje, kam ndierë shumë
gëzime, por ky i kësaj nate, është tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që
asnjëherë gjer më sot nuk jam gëzuar si sonte. Nuk mund të ju tregoj dot
kënaqësinë që ndiej kur dëgjoj prej jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin e
zhvillimin e popullit shqiptar...
Moisiu i dhuroi
skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe
logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, europian - qytetar i
botës”shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por mbi të gjitha tek
Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen. “Askush nuk vdiq aq
shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm tek “Kufoma e gjallë”
e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë”,
- thotë kritiku gjerman, Rudiger Schaper në biografinë për Aleksandër Moisiun. Shumë
e vështirë në fakt për t'i përmbledhur të katërta këto karaktere në një, dhe në kohën kur populli i tij
përjetonte tragjedi përndekjeje duke hyrë e dalë nga skenat e historisë. Por
Moisiu ishte gjeni, ndaj egzistencializmi në monologun e Hamletit "To be
or not to be" merrte vrull dhe i ngjante një poeme kushtuar jetës. “Hamleti”
ishte shkruar për Moisiun dhe Moisiu ishte lindur posaçërisht për të
interpretuar princin e Danimarkës thotë Max Brod miku dhe biografi i Franc
Kafkës që sëbashku me Kafkën patën fatin
ta ndiqnin Moisin gjatë vitit 1903 në Teatrin Gjerman të Pragës. Por ç’përmbante kaq sharm zëri i Moisut dhe
loja e tij teatrale? Përse vendet e ftohta, si vende ngjarjesh të tragjedive të
mëdha e pëlqenin kaq shumë aktrimin e tij?
Përgjigjen na e
jep një personalitet tjetër i madh i kulturës gjermanike, Stefan Cvajk, kur shkruante
se “njeriu i jugut, mbetet gjithnjë njeriu i jugut. Në mënyrë që të mos ngrijë
ai merr me vete diellin e vendit të tij kudo ku shkon”. Cvajk si gjithë të
tjerët që jetonin në në Perandoritë e Mëdha , ka shumë mundësi të mos e dinte
origjinën e saktë të Moisiut, ose ta identifikonte atë si Italian, por
përkufizimi i tij mbetet në fakt proverbial. Shqiptarët janë vërtetë njerëz të
komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na
ndrrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte
Moisiu, për të na thirrur si “njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë”.
Kjo mund të shndrrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore, e gjithmonë aty
nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Aleksandër Moisiu,
Hamleti dyshues i botës shqiptare.
1 comment:
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619
Post a Comment